E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne takimet zyrtare te Leka Zogut I dhe II

PRISHTINE - Leka Zogu i Dyte, u shpreh dje i zhgenjyer qe babai i tij, Pretendenti per fronin mbreteror, Leka i Pare, nuk eshte pritur ne vizite nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Trashegimtari i Fronit Mbreteror te Shqiperise u shpreh i zhgenjyer qe nuk arriti te takohet me Thacin, edhe pse tha se ka raporte shume te mira me perfaqesuesit e Partise Demokratike te Kosoves (PDK), parti kjo qe drejtohet nga Thaci. "Une personalisht kam marredhenie te mira me kryesine e PDK-se, mirepo me vjen shume keq qe ne kete aspekt kryeministri nuk ka zbatuar deshiren e te gjithe kryesise qe te mos takoje naltmadhenine e tij, por shpresojme se agjenda e tij do te ndryshoje", tha princi Leka II. Ai i beri keto komente gjate nje takimi qe zhvilloi dje me kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AKK), Ramush Haradinaj, ne shtepine e ketij te fundit ne lagjen "Arberia". Leka II Zogu i ka prire vizitave ne Kosove, pasi i ati i tij u tha se nuk ndihej mire me shendet.

Ne te vertete Leka Zogu I takoi vetem Presidentin Sejdiu edhe pse ishte paralajmeruar se do te zhvillonte takime dhe me lideret e tjere institucionale dhe liderin e AAK-se. Sipas "KosovaLive" dhe "Express", takimet me kryeministrin Hashim Thaci dhe kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqi deshtuan, kurse me kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, u takua djali i tij, Leka i II-te, per shkak se Lartmadheria e tij nuk ishte ne gjendje te mire shendetesore.

deshtimi i takimit me kryetarin e Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi ka ndodhur per shkak se, sic thuhej nuk gjendej ne Kosove, Qeveria e Kosoves nuk ka dhene asnje arsye pse kryeministri nuk e ka takuar Pretendentin e fronit mbreteror. Edhe pse presidenca e Kosoves nuk kishte parapare prononcim per media, megjithate gjate takimit, presidenti Sejdiu tha se Kosova dhe Shqiperia jane dy realitete te arrira dhe racionale te kohes. "Jane dy shtete te pavarura qe askush nuk mund t'i ndaje asnjehere ne kuptimin e ndihmes dhe mbeshtetjes reciproke", tha Sejdiu. Ndersa, Leka Zogu i Pare shprehu gezimin e tij per pavaresine Kosoves dhe se, sipas tij, do te ndodhin edhe njohje te reja te Kosoves. Leka Zogu i Pare, ka mberritur te dielen per nje vizite ne Kosove, te cilen e nisi me homazhe tek varri i ish-presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova, vizite familjes Jasharaj ne Prekaz dhe familjes Haradinaj ne Gllogjan te Decanit. Ne diten e trete te qendrimit te tij ne Kosove, Leka Zogu I eshte planifikuar te vizitoje sot Anamoraven, ku takon trashegimtaret e familjes se Hysen Terpezes, nderkaq nga Kuvendi Komunal i Vitise shpallet "Qytetar nderi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›