E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet veriu, Thaci: Do i'a dalim të ndërtojmë Kosovën etnike

PRSIHTINË- Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga kryeministri i kryeministri Hashim Thaçi, në orët e para të ditës së sotme ka nisur plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri.

KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje, ndërkohë që në çdo çast pritet që Policia e Kosovës të dërgojë atje edhe doganierët..

Serbët e mbledhur në veri, kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje me kamionë pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba. Serbët, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës, raporton Telegraf.

I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, kanë mbërritur në Kosovë për të mbështetur serbët lokalë në përpjekjet e tyre për të penguar forcat e autoriteteve kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri.

Por, në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP ose do t’iu qëllojmë”. Për këtë veprim KFOR-i e mbështetet edhe nga Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cil tha të enjten në Prishtinë se forca paqeruajtëse do të reagojë nëse vjen deri te rrezikimi i sigurisë dhe paqes në veri të Kosovës.

QEVERIA E KOSOVES MBLEDHJE URGJENTE
Ora 12: 11 Ashtu sic ishte edhe paraljmëruar kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka mbledhur mesditen e sotme qeverinë e Kosovës në një mbledhje urgjente mbi situatën e krijuar në veri, në ikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur, ku raportoi mbi vijimësinë e operacioneve t mbajtura në veri, kreu i ekzekutivit kosovar duke falënderuar KFOR dhe EULEX për mbështetjen theksoi se barrikadat janë pendesë për zhvillimin e vendit,n dërkhë që shprehu besimin e ndërtimit të kosovës etnike.

“Falënderoj KFOR dhe EULEX për angazhime tyre, ndërkohë edhe bashkëpunimin vendor dhe ndërkmbëtar. Vendosja e ligjit ëhtë objektiv i përbashkët, dhe bashkarisht do ja dalim të ndërtojmë Kosovën etnike”,- theksoi Thaci

BOGDANOVIÇ: NUK DO LEJOJMË KRIJIMIN E SHTETI TË KOSOVES NË SERBI
12:03 Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç ka mbërritur në barrikadën e vendosur në urën e Ibrit, në mbështetje të tubuesve serb.
Bogadanovic ka deklaruar për mediat se serbët nuk do të lejojë që shqiptarët të arrijnë planin e tyre sa i përke pikave kufitare, raporton Zëri.

“Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëjnë çfarë të duan. Nuk pajtohemi kurrë që të krijohet shteti i Kosovës në Serbi. Protestuesit e kanë përkrahjen e Serbisë. Qytetarët po protestojnë qetë dhe ne nuk jemi të interesuar që të shkaktojmë dhunë. Qytetarët nuk duhet t’u binden urdhrave që vijnë nga Qeveria e Kosvovës. Fatkeqësisht, Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës”, -deklaroi Bogdanovic,

REXHEPI: OPERACIONI ËSHTË KRYER PA PROBLEM
Ora 10:18 Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se pjestarë të policisë dhe doganës së Kosovës si dhe forca të shumta të EULEX ndodhen tashmë të pikat kufitare 1 dhe 31 në veri.

Rexhepi ka thënë se operacioni është zbatuar para orës 8:00 dhe se bartja është kryer me helikopterë nga baza e KFOR-it në Leposaviq.

Duke sqaruar se misioni i ndërmarrë në pjesën veriure është kryer pa problem ministri kosovar ka theksuar se EULEX-i, do të zbatojë pjesën operative të operacionit, ndërsa zyrtarët kosovarë do të kenë rol teknik.

OKB, KËSHILLI I SIGURIMIT PA VENDIM PËR VERIUN
Këshilli i Sigurimit nuk miratoi propozimin e Rusisë për të nxjerrë një deklaratë me të cilën do t’i kërkohej shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës të shmangin dhunën dhe të zgjidhin mospajtimet përmes dialogut.

Takimi urgjent, që u mbajt pas mesnatës, pas kërkesës së Rusisë dhe të Serbisë për të “shqyrtuar situatën në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve”, ndërsa pasoi paralajmërimet e Prishtinës zyrtare që më 16 shtator të zbatojë në tërësi planin për operacionalizimin e plotë të pikave kufitare në veri të Mitrovicës, raporton  Radio Europa e Lirë.

THACI: RUANI QETËSINË
Kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, të enjten në mbrëmje, ka njoftuar se policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, do të fillojnë të premten implementimin e planit operacional në pikat kufitare 1 dhe 31, respektivisht në Bërnjak dhe Jarinje. “Askush nuk ka nevojë të shqetësohet, por të vazhdojnë jetën e tyre normale në shtëpitë e tyre. Të shqetësuar janë vetëm shkelësit e ligjit, ata që kanë zaptuar jetën e qytetarëve tanë, ata që kanë krijuar struktura ilegale, kriminale dhe të dhunshme”,- ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mbyllet mbledhja KS së OKB pa marrëveshje pë veriun

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›