E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Durrës, shkon në dy numri i viktimave

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit rrugor të ndodhur ditën e djeshme në Durrës. Ali Burimi ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit pas plagëve të rënda që kishte pësuar gjatë aksidentit.

Ndërkohë ditën e djeshme ndërroi jetë edhe 70-vjeçari Bajram Anelli ndërsa u plagosën edhe shtetasit Gëzim Nano 45 vjeç, Xhevit Xhija 60 vjeç dhe Xhemali të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.
 

Aksidenti i rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në aksin rrugor Hidrovor-Sukth ku një kamionçinë doli nga rruga duke përplasur disa këmbësor dhe për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›