E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha takon ambasadorin e BE-së: Tirana, lokomotivë e integrimit

TIRANE-Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha dhe ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi kanë ndarë sot mendimin e përbashkët se projektet në vijim në Tiranë do të jenë të standarteve europiane.
Në një takim që u zhvillua sot në ambientet e Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesi i BE, Sequi theksoi se së bashku me Bashën diskutuan rreth ideve potenciale ku BE mund të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës.
“Duam që e ardhmja në Tiranë të jetë europiane dhe në favor të qytetarëve të saj. Ne shpresojmë në standarte dhe rregullat që Bashkia do implementojë në projektet e saj dhe besojmë se Tirana do të jetë në krye të procesit të integrimit të Shqipërisë”.

Në fjalën e tij para mediave, Basha theksoi se Tirana do të jetë lokomotivë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Tirana duhet të jetë lokomotivë e procesit të integrimit të vendit, do bëj gjithcka që në projketet e Tiranës, standarti europian te jetë gur themeli i këtyre projekteve”.
Më tej kryebashkiaku theksoi se informoi Sequi me vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për zbatimin e ligjit pa favore kundrejt ndërtimeve pa leje, fushat fiskale tatimore apo në trajtimin e e halleve të qytetarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›