Bulqizë, nxënësi qëllon me armë në shkollë, ndalohet nga policia

Të shtëna armësh janë dëgjuar paraditen e sotme në shkollën e fshatit Shupenzë në rrethin e Bulqizës.
Sipas informacione një 15-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka qëlluar me armë në ajër brenda ambjenteve të shkollës duke shkaktuar panik tek nxënësit e tjerë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar për në komisariat 15-vjeçarin.
Nuk dihet ende arsyet të cilat e kanë çuar adoleshentin të qëllonte me armë brenda ambjenteve të shkollës por policia është duke marrë në pyetje adoleshentin për të zbardhur më tej ngjarjen.