E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e gjyqtarëve, mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në drejtimin e kreut të shtetit Bamir Topi ka nisur mbledhjen e sotme duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku gjyqtari Skerdilajd Konomi humbi jetën në një atentat mafioz.
 

Mbledhja u njoftua dje nga numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili deklaroi se në rend të ditës do të jetë siguria e jetës së gjyqatrëve, që gjithnjë e më shumë janë në rrezik e të kërcënuar dhe një sërë inspektimesh të bëra në gjykatat e rretheve, për tejzgjatjen eproceseve gjyqësore dhe lirimin e të akuzuarve për tejkalim afatesh, si rasti i dosjes Gërdeci, rrugët jashtë shtetit të gjyqtarëve dhe inspektimi i çështjeve për ndryshim kombësie.
 

Të tre këto inspektime do të jenë pjesë e mbledhjes së sotme. Ndërkohë që Spahiu ka deklaruar se në 1 vit e gjysmë janë numëruar 10 kërkesa për mbrojtje gjyqtarësh të kërcënuar me jetë dhe janë marrë në shqyrtim dhe mbrohen në total mbi 15 gjyqtarë, raste të cilat janë mbajtur të fshehta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›