Neymar ëndërron Chelsean

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 20:33
Sulmuesi i Santosit, Neymar ka pranuar se do të realizojë një ëndërr nëse transferohet në Chelsea.
Reprezentuesi brazilian, i cili shënoi të dy golat në fitoren 2-0 në miqësore kundër Skocisë në Emirates të dielën, tha për Sky Sports News: “Chelsea është klub i mirë. Është ëndërr e çdo futbollisti të luajë në Chelsea. Nëse ndodh një ditë, do të jem shumë i lumtur të vij”.
Chelsea tashmë ka tre brazilianë në skuadër; David Luiz, Ramires dhe Alex, ndërsa Neymar përveç kampionit në fuqi të Premierligës kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane.