E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato konfirmon lidhjen me Barbara Berlusconin

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 21:21

Sulmuesi brazilian i Milanit, Alexandre Pato (21 vjec) ka konfirmuar lidhjen me zëvendëspresidenten e këtij klubi, Barbara Berlusconi (27 vjecare).

Pato ka thënë se është i lumtur për këtë lidhje në një intervistë për “Vanity Fair”, por sipas tij, është shumë shpejtë që të flitet për këtë marrëdhënie.

Barbara Berlusconi, vajza e kryeministrit italian dhe pronarit të Milanit njëkohësisht, Silvio Berlusconi, sapo është ndarë nga bashkëshorti i tij, me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Edhe 21- vjeçari Pato nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën u martua në mënyrë të bujshme dy vjet më parë.

Martesa e sulmuesit brazilian zgjati vetëm 9 muaj.

Pato duket se ka gjetur shpirtin binjak pikërisht tek vajza e pronarit të klubit ku edhe luan.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›