Tahiri: Platforma e Serbisë, e rrezikshme për rajonin

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, ka thënë se platforma e prezantuar nga Qeveria e Serbisë është e rrezikshme dhe nuk është e mirë për rajonin.
Ajo ka thënë se sjellja e Serbisë nuk është e re karshi politikave evropiane.
“Ky është një mesazh i ri për BE dhe SHBA-në, se Serbia nuk është e gatshme të përqafojë politikat e BE-së” ka thënë Edita Tahiri në Klan Kosova.
Tahiri ka thënë se asnjëherë nuk ka pranuar të flasë më Serbinë për territorin e Kosovës./Indeksonline/