E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokim makinave të vjedhura, zbulimi online

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Makinat e vjedhura në Shqipëri do të zbulohen shumë thjesht tashmë, ku identifikimi mund të bëhet përmes internetit, direkt në doganë. Kështu, do t i bllokohet makina kujtdo personi, që guxon t i bëjë dokumentet makinës së vjedhur.
Kontrolli online bëhet me sistemin ASF2 të Interpolit me qendër në Lion të Francës, (sistem i Europolit me informacion të hollësishëm për mjetet e trafikuara në 168 vende anëtare). Kështu, ccdo automjet, që hyn për herë të parë në Shqipëri, me ligj është i detyruar të bëjë targat. Por, lidhja “Online” që ekziston tashmë edhe mes Drejtorisë së Transportit Rrugor me atë të Doganave kanë mundësuar, që në vend të bëhet zero targimi i makinave me doganë të falsifikuar.
Deklarata
Shifrat deri në eleminim i ka bërë publike drejtori i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Kreshnik Bozho, i cili thotë se nuk ka më mundësi që fenomeni të përsëritet. Ndërsa, lidhja me institucionet e specializuara ndërkombëtare ka bërë të mundur që kjo drejtori të parandalojë pajisjen me targë të mjeteve të trafikuara. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është institucioni përgjegjës për pajisjen me targa të mjeteve motorike si edhe për mbikqyrjen e pajisjes me leje drejtimi të përdoruesve të automjeteve.
Marrëveshja
Në zbatim të Memorandumit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, “Për shkëmbimin e informacionit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DPSHTRR-së”, me nr.prot. 4290/2, datë 26.11.2007, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka koordinuar punën me Drejtoritë Rajonale për të kontrolluar të gjitha mjetet, të cilat janë regjistruar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, që nga data 19.02.2008.
Kontrolli
Gjatë kontrollit online në sistemin ASF2 të Interpolit me qendër në Lion të Francës të 4223 mjeteve që janë regjistruar për herë të parë në të gjitha Drejtoritë Rajonale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, janë konstatuar 42 mjete të prodhura vitet e fundit, të markave kryesore, të cilat rezultojne të trafikuara (rreth 1% e mjeteve të regjistruara). Për këto 42 mjete nuk janë dhënë Leje Qarkullimi dhe certifikata pronësie, dhe 42 dosjet e tyre janë dërguar zyrtarisht në Ministrinë e Brendshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për procedime të mëtejshme.

Sistemi ka identifikuar deri tani 42 mjete të prodhura vitet e fundit, të markave kryesore, të cilat rezultojne të trafikuara

Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›