Rikonfigurimi i UNMIK-ut, do vonohet deri në dhjetor
Autori i Lajmit: red.
Shefi i UNMIK-ut Lambertto Zanier ka pranuar se do të ketë vonesa në rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe në bartjen e përgjegjësive tek misioni i Bashkimit Evropian për drejtësi dhe polici- EULEX. Ndërsa për rolin e tij në dialogun e mundshëm teknik midis Prishtinës dhe Beogradit, Zanier pas takimit me Kryeministrin Thaçi sqaroi se roli i tij do të jetë lehtësues e jo negociator.
"Në dialogun me Beogradin unë e shoh pozicionin tim si lehtësues të këtij dialogu. Nuk e shoh veten si negociator apo si pjesë e këtyre negociatave. Unë do të shoh se cilat janë idetë dhe sugjerimet e përfaqësuesve të Beogradit dhe do t i informoj autoritetet në Prishtinë. Do t i marr reagimet në Prishtinë dhe t i dërgoj në Beograd. Qëllimi im është që të mundohem të bëj bisedime direkte për zgjidhjen e problemeve", u shpreh Zannier.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se me Beogradin mund të bisedohet vetëm për çështje praktike. "Asgjë që lidhet e pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës nuk mund të negociohet as që të dialogohet. Çështjet praktike mund të bisedohen dhe për këtë mund t i marrë përgjegjësitë edhe vetë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe të shtetasve të Kosovës, ndërsa çështjet tjera kanë përfunduar me datën 17 shkurt", tha Thaçi.
Sipas Planit të Ahtisaarit, i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, parashikohet që bartja e kompetencave të përfundojë deri në tetor të këtij viti, por kreu i UNMIK-ut, pas konsultimeve në Nju Jork, paralajmëron se kjo mund të zgjasë deri në dhjetor.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008