Lëshohet pasaporta e parë e Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar dje pasaportën e parë të Republikës, që është njëkohësisht dhe dokumenti i parë zyrtar i lëshuar nga Prishtina që nga shpallja e pavarësisë.
Thaçi e ka cilësuar lëshimin e pasaportës si një etapë të re në historinë e Kosovës.
Pasaportat e Kosovës, me stemën e saj dhe mbishkrimet në shqip, serbisht dhe në anglisht, kanë zëvendësuar dokumentat e udhëtimit për qytetarët e Kosovës, që u lëshuan nga misioni ndërkombëtar pak kohë pas përfundimit të luftës në vitin 1999.
Qeveria e Kosovës ka thënë se pasaportat e reja janë njohur nga të gjitha vendet që e kanë pranuar pavarësinë e saj dhe se së shpejti do të fillojë edhe me zëvendësimin e të gjitha dokumenteve të tjera për shtetasit.
Misioni ndërkombëtar, UNMIK, ka deklaruar se ka ndaluar lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Kosovës, pas fillimit të punës për lëshimin e pasaportave kosovare.
Pasaporta e Kosovës është dokumenti i parë i lëshuar nga institucionete Kosovës që nga pavarësimi i saj.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008