Thaçi fton Bogdanoviç-intë bëhet qytetar kosovar
Autori i Lajmit: red.
Shefi i qeverisë kosovare, Hashim Thaçi e ka ftuar Ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së pasaportës së parë zyrtare të Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë kryeministri kosovar ka ironizuar vizitën e parë zyrtare të Bogdanoviç-it, serb ky i Kosovës, i cili para tri javësh ka marrë detyrën e Ministrit për Kosovën në Qeverinë e re të Serbisë.
"Bogdanoviç sot vjen në Kosovë. Ai është qytetar i Kosovës. Ne me Kushtetutë dhe me dokumentin e Ahtisaarit kemi respektuar dhe garantuar të drejtën e dyshtetësisë. Ai vjen sot në një ditë të rëndësishme dhe mund të them edhe kulmore për Kosovës. Është qytetar i Kosovës dhe është i mirëpritur të marrë edhe pasaportën e Republikës së Kosovës si qytetar i saj", u shpreh kryeministri Thaci.
Sipas Kryeministrit kosovar, vizitat e zyrtarëve të qeverisë së Beogradit në Kosovë janë vetëm spektakle. "Kosova i ka autoritetet e veta shtetërore. Unë nuk mund të ndaloj Beogradin që të formojë dikastere çfarë dëshiron. Por Beogradi e di se Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Qytetarët serbë janë të përfaqësuar në institucionet e Republikës së Kosovës. Unë nuk mund t i ndalojë dhe as që pretendoj t i ndaloj këto spektakle, të cilat Beogradi pretendon t i bëjë në emër të Kosovës, apo të luhet me ndjenjat e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës", vijoi ai.
Thaçi i ka kërkuar Beogradit që të orientohet më tepër për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në strukturat tjera euroatlantike, ndërsa serbëve të Kosovës t i lehtësohet integrimi në institucionet kosovare.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008