Ora 3.45, Karaxhiç drejt Hagës
Autori i Lajmit: red.
Ish-lideri i serbëve boshnjakë Radovan Karaxhic dje në mëngjes u transportua në qendrën e arresteve në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, në Sheveningen, njoftoi ITAR TASS, duke iu referuar televizionit holandez.
Dy automjete me xhama të errët, nga njëri prej të cilëve u shfaq Karaxhic, dje në mëngjes hynë në territorin e burgut, që ndodhet në periferinë e Hagës.
Aeroplani që e transportoi Karaxhicin në Holandë, dje në mëngjes rreth orës 6.30 minuta arriti në aeroportin e Roterdamit dhe menjëherë është fshehur në një nga hangarët e aeroportit, njoftoi France Presse.
Tre xhipa me xhama të errët rreth orës 3.45 minuta, sipas orës lokale dolën nga ndërtesa e gjykatës speciale serbe për krime lufte në Beograd. Një e punësuar në prokurorinë serbe, e cila kërkoi të jetë anonime, konfirmoi se Karaxhici ishe në një nga automjetet që dolën nga ndërtesa e gjykatës, ku u mbajt pas arrestimit të tij më 21 korrik.
Vendimi për ekstradimin e Kraxhicit e mori ministrja serbe e Drejtësisë Snezhana Malovi në pajtueshmëri me ligjin për bashkëpunim në Tribunalin e Hagës, transmetojnë mediat serbe.
Avokati i Karaxhicit, Svetozar Vujacic mbrëmë vonë deklaroi se nuk e dinte se klienti i tij do të ekstradohej për në Hagë.
Ish-lideri i serbëve boshnjakë në Hagë do të përgjigjet për 11 akuza, duke përfshirë edhe gjenocidin, krime lufte dhe krime mbi njerëzimin.
Brammertz, sot seanca nr. 1
Gjykata e krimeve të luftës në Hagë ka bërë të ditur se ish- udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic, do të bëjë paraqitjen e tij të parë pikërisht sot.
Kryeprokurori, Serge Brammertz, tha në një konferencë për gazetarët se Karaxhic do të akuzohet për disa nga krimet më serioze sipas ligjit ndërkombëtar - gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë vrasjet në vitin 1995 të 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë.
Zoti Brammertz e përshkroi arrestimin e zotit Karaxhiq në Beograd javën e kaluar si shumë të rëndësishme për drejtësinë ndërkombëtare dhe si arritje të rëndësishme për bashkëpunimin serb me Gjykatën e Krimeve të Luftës:
"Ne kemi filluar procesin e rishikimit të padisë, duke siguruar se do të respektohet ligji dhe krimet që janë provuar dhe faktet e prezantuara do të merren në konsideratë. Pra, ne kemi si qëllim të prezantojmë këtë çështje në mënyrën më efiçente dhe natyrisht duke mësuar nga përvoja e shkuar”.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008