Bllokimi i Bashkisë, Basha: Vendim politik. Rama: Mbrojmë votën
Tiranë- Bashkimi i këshilltarëve të LSI-së më ata të PS-së nuk ka shpëtuar pa replika mes kreut të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe kryesocialistit Edi Rama.
Vetë Basha u shpreh se bashkimi në këshille është tërësisht politik, ndërsa tha se strategjia e kreut të opozitë është të sjellë konflikt brenda bashkisë.
Qëndrimet e djeshme nuk kanë të bëjnë me Bashkinë e Tiranës, janë vendime politike dhe nga kjo pikëpamje më vjen keq të konstatoj që e vetmja strategji e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës është konflikti politik dhe instrumentalizimi i Bashkisë së Tiranës si pjesë e konfliktit politik. Strategjia e konfliktit politik e ish-kryetarit ska të bëjë me Bashkinë e Tiranës, por edhe me 23 qershorin dhe në 23 qershor qytetarët e Tiranës do të vendosin për rikthimin e konfliktit politik apo të ecin përpara,- tha Basha gjatë inspektimit të punimeve në shkollën Ahmet Gashi në Laprakë.
Pak më pas reagoi edhe Rama, i cili nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter u shpreh se kjo nismë erdhi për të mbrojtur votën në zgjedhjete 23 qershorit.
E paska harruar zërin e qytetarëve që flasin përmes Këshillit Bashkiak po ska faj, ska bërë asgjë dhe i trembet zërit të shumicës në Këshill. Tanimë shumica do mbrojë qytetarët e Tiranës e jo vetëm nga planet klienteliste, inaugurimet sa për televizion, abuzimet e vjedhjet në bashki e qarqe,- shkruan Rama.
Basha reagoi sërish duke thënë se ish-kryetari Rama është kujtuar vonë për zërin e qytetarëve. Bashkia sot ofron zgjidhje, projekte dhe shërbime.