Pas Pustecit, edhe 7 fshatra të Korçës me emertime maqedonase
Korçë- Pas ndryshimi të emrit të komunës Liqenas në Pustec, këshilltarët e kësaj komune kanë vendosur të ndryshojnë edhe emrat e fshatrave.
Në mbledhjen e fundit u vendos unanimisht që t’u rikthehen emrat në maqedonisht disa fshatarve, ashtu siç i kanë patur para viteve 70-të.
Kreu i komunës Pustec, Edmond Themelko, u shpreh se fshatrat do të mbajën emrat e tyre të dikurshëm, duke thënë se pati padrejtësi gjatë periudhës së komunizmit.
Ja ndryshimet e emrit:
Zaroshkë – Zrnosko
Lajthizë – Leska
Djellas – Shulin
Gollomboç – Glloboçeni
Kallamas – Tuminec
Goricë e Madhe – Gorna Gorica
Goricë e Vogël – Dolna Gorica
Ndryshimi i emrit të komunës nga Liqenas në Pustec u kërkua nga vetë banorët, kërkesë e cila u miratua me unanimitet nga opozita dhe mazhoranca në Kuvend më 18 mars.