E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i rrugëve dhe gazepi i ditëve tona

Qytetarët në jug dhe kryesisht në Vlorë e Orikum shprehin pakënaqësi për format e protestës së PS me bllokim të rrugëve. Këtë aksion në Vlorë e ka marrë përsipër deputeti Toçi, i cili me militantët e PS kreu bllokim të akseve të rrugëve që hyjnë apo dalin nga qyteti historik. “Nuk kemi parë as kemi dëgjuar që të quhet protestë bllokimi i rrugëve”, janë shprehur banorët në jug të vendit. Nëse mund t’i teket deputetit të bllokojë ujin apo ushqimet duke e quajtur këtë protestë, kjo është shenjë guerrile e një veprimi ekstrem që e dënon kodi penal. çfarë mund t’i shpëtojnë dhunuesit e rrugëve të këtij vendi. Bllokojnë rrugët dhe dalin e hedhin në gjyq policinë që kërkon mosbllokimin e tyre. PS e qytetit të Vlorës pretendon se dy personat që policia i ka akuzuar për bllokim rruge kryen veç akte politike. Një mbrojtje që nuk i shpëton dot sepse ligji e përcakton qartësisht. I bllokojnë qëllimisht për një aksion politik, prandaj duhet të përgjigjen ligjërisht. Në të vërtetë akuzuesit e këtij aksioni janë deputetët e PS të cilët kanë si mburojë statusin e deputetit duke cenuar ligjin shqiptar. Dhe mbetet për t’u thënë këtyre ordinerëve politikë se pikërisht këto ligje i kanë miratuar socialistët kur ishin në pushtet. Dihet që edhe durimi ka kufi, mirëpo bllokimi i rrugëve ka shkuar përtej këtij kufiri të mundimit. Nuk ka nge një qytetar, një biznesmen a një i sëmurë të presë në diell për orë të tëra sa të përfundojë ligjëratën mediokre deputeti i PS. Shkoni e bëjini ligjëratat tuaj në salla kuvendesh e mos bllokoni më rrugët dhe sheshet e këtij vendi me greva e protesta artificiale. Kështu u thanë mjaft drejtues automjetesh këtyre militantëve që kanë shkelur kodin penal të shtetit. Një avaz të madh ka marrë deputeti që pengon në mënyrë të përsëritur rrugën që shkon në bregdetin jugor duke nxjerre në protestë militantët e Orikumit. Nëse u ngre mëma Parti në protestë, shkoni e bëjeni atje ku bëhet protesta, jo duke bllokuar rrugët dhe sheshet. Edhe shoqatat e operatorëve turistikë të Vlorës kanë shprehur shqetësimin për këto protesta që largojnë turistët e shumtë që pritet të zbarkojnë në bregdetin jugor. Pikërisht këtij fluksi po i bllokojnë rrugët militantët socialistë. Gazepi i këtyre ditëve që po bllokon këtë zhvillim është Rama dhe deputetët e tij guerrilas. Në sytë tanë dhe në sytë e shqiptarëve ju jeni ca mashtrues ordinerë që kërkoni përfitim politik përmes tymit dhe flakës, gjenetikisht ndryshe nuk mund të jetë,nga i njëjti damar rridhni si ai i baballarëve tuaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›