E Diel, 1 Nëntor 2026

Terrorizmi i Edvinit s’kalon dot mbi sakrificat e ish-të përndjekurve

Ka disa kohë që ne, ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë kemi paralajmëruar se Edi Rama në krye të pinjojve të diktaturës komuniste ka ndërmend të provokojë një revolucion të tipit leninist bolshevik për marrjen e pushtetit me anën e dhunës dhe të violencës. Skenari është i mirë përgatitur nga falangat e ish-sigurimit komunist me në krye Gramoz Ruçin, ish-Ministër i sigurimit dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë që ideuan dhe realizuan ngjarjet e vitit 1997 që rrëzuan qeverinë demokratike dhe i vunë flakën Shqipërisë. Mbarë opinioni shqiptar, të gjithë njerëzit që aspirojnë për demokraci kanë ndjekur me shqetësim disa grupe kamikazësh të nxitur nga Edi Rama që kishin bllokuar disa akse rrugore nëpër Shqipëri. Ata ishin shum pak në raport me popullin, megjithë televizionet edviniste që përpiqeshin të shkaktonin frikë dhe panik në popullin shqiptar. Megjithë gënjeshtrën dhe propagandën bolshevike u detyrua të tregonte se nga Rrethet e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës “ishin rreth 200 protestues”. Me të vertetë tanimë mundet të thuhet se i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste, shpërtheu në çmendurinë e tij. Me plane të kurdisura si një kohë e grupeve guerile komuniste, sot i biri i një krimineli komunist në vazhdën e krimeve të babait të tij, Kristaqit, dhe të Spiro Kolekës, po përpiqet që të destabilizojë Shqipërinë. Aventura e tij ordinere është e pashpresë. I nxitur dhe i paguar mirë nga qarqet antishqiptare të Moskës dhe Beogradit, këlyshi komunist i diktaturës, agjenti i vjetër i shërbimeve sekrete më në fund e hoqi maskën. Populli shqiptar i kudondodhur ndoqi me mjaft shqetësim dhe nga ana tjetër ka dënuar me ashpërsinë më të madhe planet ogurzeza të këlyshit të Enver Hoxhës. Me thikë në dorë, po orvatet t’ja ngulë m’u në thelbin e zemrës mbarë popullit shqiptar që sot më shumë se asnjëherë tjetër i është afruar familjes europiane. Me mënyrat kamikaze të Osama Bin Ladenit, ka organizuar në të gjitha anët e Shqipërisë njerëz të inkriminuar, të përzënë nga administrata shtetërore për hajdutëri dhe paaftësi në punë. Ish-sigurimsa të regjimit kriminal komunist të të gjitha ngjyrave, njerëz të kërkuar nga policia edhe e vendeve të tjera perëndimore, të gënjyer dhe të mashtruar nga Edi Rama dhe enveristët e tjerë në PS, bllokuan për disa minuta disa akse kryesore të rrugëve nacionale. Në mënyrën më të paturpshme në krye të këtyre grupeve, u vunë deputetët e Partisë Socialiste si Toçi, Dade, Ruka, Fino, Braçja etj. Policia e Shtetit me një profesionalizëm shumë të lartë u tregua shumë e matur për të mos rënë në grackën e Edi Ramës dhe të Spartak Ngjelës, që i ka marrë koka erë. Edhe mercenarët e tjerë si Preç Zogaj, Ndoka apo ndonjë tjetër që ka hyrë në stanin e Edi Ramës, tani janë bërë gazi i botës. Greva e ashtuquajtur e “urisë” në bulevardin kryesor të Tiranës, e motivuar sipas një skenari si një big brodher ku protagonisti “homo” është Edi Rama, ka marrë përmasa qesharake jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe nëpër botë. Populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë çdo orë që kalon me rrugë të bllokuara, po mallkon të sëmurin psiqik të PS. Aventura e tij ordinere është në fundin e saj si një komedi e shpifur, me çadra si të gatalve. Në përpjekje për të hyrë në rolin e Bin Ladenit, skizofreni i PS po përgatit kamikazë dhe gra kamikaze që të japin jetën për aventurën e tij të çmendur. Njësoj si krimineli i xhunglave të Afganistanit, kërkon që të tjerët të vetëflijohën duke ndenjur pa ngrënë, ndërkohë që vetë shëtit nëpër lokalet luksoze të Parisit. Pasi mban fjalimet e tipit të Hitlerit në bulevardin e Tiranës, shtrohet me darka orgjish nëpër lokalet e Tiranës.
Por kjo gjendje çmendurie nuk mundet të vazhdojë më gjatë. Të zemëruar kundër delirantit të PS janë edhe mbarë emigracioni shqiptar në Europë dhe në Amerikë. Organizata panshqiptare “Vatra” në ShBA me anën e një deklarate per te gjitha mediat e botes, i bën thirrje Edi Ramës që të mos pengojë integrimin e Shqipërisë në familjen europiane. Qindra dhe mijëra shqiptarë në Europën Përëndimore kanë ngritur zërin e tyre të protestës kundër veprimeve që janë në kundërshtim me interesat kombëtare të Edi Ramës dhe nostalgjikëve të tjerë të komunizmit që i shkojnë pas. Ata kanë mall për Shqipërinë vite e vite pa e parë. Ata kanë mall për Nënat dhe baballarët e tyre që kanë vite e vite që qajnë për bijtë e tyre. Njeriu i sëmurë dhe me vese nuk mundet të kuptojë se çfarë është malli për Atdheun, malli për familjen. Njeriu pa familje, që ka nxjerrë në rrugë fëmijën e tij, gruan, nënën që e ka rritur, nuk mundet të kuptojë se si është ngrohtësia familjare. Njeriu përvers është i tillë që nuk kupton të keqen që u bën njerëzve. Ai nuk kupton por duhet të kuptojë që është i biri i një krimineli. Ai duhet të kërkojë falje në emër të babait të tij kriminel të gjithë shqiptarëve që u vrau njerëzit e tyre të zemrës. Me qindra dhe mijëra mesazhe, ata njëzëri dënojnë skizofrenin Edi Rama. Ai duhet në radhë të parë t’u përgjigjet akuzave se është i biri i një krimineli që vari në litar Havzi Nelën që dje u dekorua nga Presidenti i Republikës me medaljen “Nderi i kombit”. Demokracia dhe komunizmi nuk munden që të jetojnë në simbiozë. Demokracia është seriozisht e kërcënuar nga veprimet bolshevike të Edi Ramës që bën thirrje “për mosbindje civile”. Babai shpirtëror i Edi Ramës, Lenini, shkruante se “diktatura është pushteti i pakufizuar me ligj”. Por “harro mushkë valerenë”. Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, e aleancës ushtarake të 27 vendëve më të fuqishme të botës që garanton paqen dhe stabilitetin në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Me forcën e ligjit dhe nëpërmjet ligjit, demokracia në Shqipëri duhet të mbrohet në funksionimin e saj. Bolshevikët shqiptarë duhet të përgjigjen përpara ligjit, tani, neser eshte shumë vonë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›