E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i vendimit për Skavicën më 1986-n solli vështirësitë dhe humbjen e energjisë në kaskadën e Drinit

Shkencëtarët shqiptarë të hidrocentraleve kishin parashikuar ndërtimin e Skavicës si një basen rregullator, i cili do të garantonte prodhim energjie edhe në vite thatësire, por qeveria komuniste e Ramiz Alisë u tregua dritëshkurtër. Me projektin e ri të hec-it, garantohet shfrytëzimi pa rreziqe i Fierzës, deri në nivelin 300 metra, çka do të sjellë bërjen të panevojshme të masave ekstreme për hapjen e portave të Kaskadës dhe do mundësojë rregullimin e sistemit të ujërave në ShkodërArmata e ndertuesve shqiptarë eshte krenare per punen e saj, qe ka kryer ne keto dhjetra vite (1945-2009) shume te veshtira por te lavdishme te ndryshimeve te medha dhe vjen me nje eksperience te pasur te te kaluares se saj dhe pikerisht te ndertimit te shume veprave, ku duhen veçuar ato hidroenergjitike, te cilat per nga rendesia dhe teknika shkencore jane te kalibrit nderkombetar. Ato do te mbeten gjithmone si nje histori monumentale e gjalle dhe e papërseritshme e potencialit energjitik te çliruar nga mendja e popullit tone. Njekohesisht kjo do te jete nje busull e sakte orientimi, per te gjithe ne sot dhe ne te ardhmen, ne aspektin se si duhet te ndertojme “Shqipërinë moderne”, e cila te qendroje me dinjitet ne “Familjen e madhe europiane”.Me keto vepra mund te mburret çdo shqiptar brenda dhe jashte kufijve te trevave shqiptare ne arenen nderkombetare. Une sot dua te kujtoj, te bej homazh dhe t’i perkulem me nderimin me te madh asaj pune shume te lavdishme dhe te paperseritshme rreth 40 vjeçare (1946-86) e cila do te mbetet e patjetërsueshme ne shekuj dhe qe permban ne vetvete vlera te padiskutueshme sa shkencore e teknike po aq ekonomiko-shoqerore si dhe historike. Konkretisht behet fjale per venien ne jete te programit me madheshtor, qe kombi yne ka mundur te realizoje gjate ekzistences se tij dhe pikerisht ate te : studimit, projektimit, zbatimit dhe shfrytezimit ne kohe dhe cilesi shembullore qe do ta kishin zili te gjithe ndertuesit e tjere ne kete fushe ne Europë, pikërisht te hidrocentraleve me diga ne lumenjte Drin, Mat dhe Bistricë. I kujtoj keto, se duhet te zgjohemi menjehere nga gjumi letargjik si dhe t’i kthehemi me shume perkushtim, krenari e ndjenje kombetare, rishikimit dhe implementimit te studimeve dhe projektimeve, per te vazhduar - pa humbur kohe - nga shfrytezimi i burimeve energjetike (kemi humbur 23 vjet, 1987-2009). Pa prodhim energjie nuk ka as jete, as zhvillim dhe as begati. Zoti na ka dhene burime ujore te bollshme, qe ne i kemi shfrytezuar vetem 30%. Jemi vendi i vetem ne Europë, qe i kemi keto burime ujore te pashfrytezuara. Gjej rastin të kujtoj, se jemi vend i privilegjuar si per prodhimin e energjise se paster, po ashtu edhe per shfrytezimin e kesaj pasurie per uje te pijshem te cilesise se larte (sot ne vuajme per piken e ujit, kur duhet te lahemi me uje) si dhe per vaditjen e tokave. Ndalem ketu per te pohuar me krenari e dinjitet, se nuk do te bejme ndonje pune me te madhe, se ç’kemi bere per kete qellim ne sistemin e kaluar, në të ciiln forcat e angazhuara në sistemin energjetik mund te mburren me krenari te ligjshme per ate pune shembullore e kembengulese qe kanë bere ne kete fushe. Elefantet jane ndertuar ne energjetike, tani do te ndertojme minj, desh dhe ndonje lope ne menyre sinjfikative. Vetem duke ecur ne kete rruge plotesisht te njohur nga ana jone si dhe me nje program te qarte afatgjate per ndertimin e ketyre objekteve energjetike ujore, si dhe te burimeve te tjera alternative si era, termocentralet, gjeotermike, dielli, etj, pse jo edhe centraleve atomike ne te ardhmen, mund të realizojmë objekte te nje rendesie jetike. Ne kete menyre, bota po u kthehet ndertimit te tyre pas nje moratoriumi 20-vjeçar. Ne kete menyre ne do te mund ta bindim Europën se jemi te denje per ta. Teknologjia e tyre eshte sofistikuar dhe permiresuar shume ne drejtim te sigurise. Mbi te gjitha ato do te ndertohen, shfrytezohen e sigurohen nga shoqeri investitore, qe punojne e kane eksperience te gjate ne kete fushe. Kujtoj se dëmi qe mund te shkaktoje hapja e diges se Fierzës eshte e pallogaritshme nga Tivari e deri ne Laç dhe efekti i saj nuk eshte me i paket sesa rrjedhja ne nje central atomik. Pra ata burra qe i vune shpatullat ndertimit dhe projektimit te kaskades se Drinit ne ate kohe, jane heronj, për nga barra qe moren përsipër. Nuk dalin heronjte vetem nga lufta, por dhe nga puna. Gjithashtu dua te theksoj, se te gjithe kete eksperience te pasur qe kemi ne kete fushe, e cila eshte nje pasuri me vlera te pallogaritshme, duhet ta veme ne sherbim te prodhimit dhe te te mirave materiale per veten tone. Pra duhet te çmojme te shkuaren me syte nga e ardhmja.Nga gjiri i ketij populli kane dale te gjithe inxhinieret, qe kontribuan per te bere real kete projekt gjigand, i cili i dha driten e syve Shqipërisë, si dhe rrezen e drites qe ne shijojme, pa ta cilen do te ishim tek Kandili. Une personalisht me krenari, respekt dhe nderim te thelle dua te permend disa prej tyre siç jane: Prof. Petrit Radovicka, Dr.Emin Musliu, Doc. Pandi çezmaxhiu, prof.dr. Egon Gjadri, Doc.Anesti Lubonja, Prof.dr.Pandi Stratobërdha, Prof. Farudin Hoxha, Prof.dr. Enver Preza, Prof. dr. Bardhyl Shehu, Prof.dr. Mihal Jorgoni, Dr.Lili Dhame, Ing.Nuro Dhima, Ing. Birçe Korvafa, Dr.Nexhat Turkeshi, Ing. Iliaz Këllezi, Ing. Gëzim Struga, Ing. Mehmet Haderi, Ing. Stavri Peci, Ing. Nemira Gjeta, Ing. Gustav Nehvatal, Ing. Aleko Hido, Ing. Thoma Meksi, etj, etj, ne fushen e studim-projektimit. Ne fushen e ndertimit meritojne te permenden: Rahman Hanku, Dr.Emin Musliu, Ing.Muhedin Muço, Ing. Ismail Ahmeti, Ing. Leandro Zoto, Ing. Napoleon Qendro, Ing. Sokrat Kalivopulli, Ing. Doko Suli, Ing. Besnik Bekteshi, Ing. Engjëll Cici, Ing. Genc Ajazi, ing. Qesar Babameto, Ing. Frederik Mustafaraj, Ing. Xhorxhi Mita, Ing. Zak Lakatari, Ing. Vasillaq Spaho, Ing. Dhimitër Nesho, Ing.Vasil Laska, Ing.Rapush Zyka, Ing.Shpëtim Kalaja, Ing.Astrit Hana, Ing. Ylli Treska, Ing. Andrea Panazaqi, Ing.Todi Kokoveshi, Ing.Kujtim Bejtja, Ing.Fiqiret Dibra, Ing. Nebil Vadai, Ing. Lin Tari, ing.Lec Gjoni, Ing.Kristaq Thanasi, Ing. Bekim Kerçini, Ing. Jak Vuksani, Ing. Mevlan Balliu, Ing. Jani Peta, Ing.Vladimir Nase, Ing.Vladimir Zëra, Ing.Enver Kurti, Ing. Xhavit Djepaxhia, Ing.Anesti Stillo, Ing.Sotiraq Selenica, Ing. Gjergji Note, etj (te me falin gjithe te tjeret qe e meritojne te përmenden per kontributin e tyre). Njekohesisht dua te kujtoj ata mijëra specialiste ndertimi, mekanike dhe elektrike qe kontribuan në ndërtimin e digave. Te gjithe pa perjashtim per kontributin e dhene ne nje gjysem shekulli jane nje “Nder i Kombit” dhe nje “Krenari e Ligjshme” e tij, sepse perfaqesojne ate plejade njerezish, te cilet me ndershmerine, perkushtimin, vendosmerine, kompetencen profesionale dhe dashurine e pafundme per begatine, lumturine dhe mireqenien e popullit si dhe zhvillimin e atdheut, punuan dhe sakrifikuan per kete qellim fisnik. Jeta e njeriut i perket atdheut te tij dhe ajo ne çdo moment duhet te jete e dobishme per te. Per çdo njeri duhet te jete i shenjte trinomi: Detyra, Nderi, Atdheu.Gjate karrieres se tyre gjithmone ne ngritje keta luftetare te vendosur, te zbatimit te programit energjetik madheshtor te transformimit te vendit, arriten te bejne realitet te prekshem dhe te dobishem kete ide, duke merituar nderimin dhe vleresimin me te madh te “Armatës së lavdishme” te ndertimit ne veçanti, si dhe te te gjithe Shoqerise Shqiptare ne pergjithësi. Njeriu duhet te jete nje “Bir besnik” i atdheut te vet. Nëqoftëse ne te gjithe aspirojme me te drejte qe te hyjme ne Europë e shpreh me bindje dhe kenaqesi se ata jane prej kohesh me dinjitet ne te.Pavaresisht nga situatat teper te veshtira ekonomike ne te cilat ata u ndodhen, me ndërrimin e sistemit (mbas vitit 1992) ata me qendrimin e tyre dinjitoz qe kane mbajtur, kane treguar me se miri, se tek ata buron shpirti fisnik dhe krenar i Shqiptarit; qëndresa historike e luftetarëve; pastërtia e njerezve te ndershëm, te cilet dhane gjithçka qe ju kerkua dhe s’morën asgje; dashuria e pafundme per atdheun dhe punen si dhe emri dinjitoz i intelektualeve te mirefillte dhe te vertete. Por fatkeqesisht keta njerez te nderuar, per kontributin e çmuar qe kane dhene, nuk gezojne nje “Pension special”, sikurse me te drejte u eshte akorduar te tjereve njerez te nderuar ne fusha te ndryshme. Pra ata nuk ishin ndertues te popullit por ndertues per popullin. Krenaria e nje populli fillon tek kopshti i fëmijëve dhe përfundon tek azili i pleqve (A.Linkoln).Koha ka treguar se ne disponojme te gjitha aftesite tekniko-shkencore, per te bere çfaredo lloj veprash. Kjo shkolle e forte dhe me tradite te gjate e jetes, e punes, e sakrifices, e eksperiences dhe e teknikes eshte ngritur dhe drejtuar me aq dashuri, pasion si dhe perkushtim nga keta njerez me pamje te thjeshte dhe te heshtur, por me filozofine e tyre burrerore shume te thelle. Ajo u be nje vater e fuqishme e farkëtimit te idealeve dhe koncepteve te punes shkencore per te gjithe ndertuesit. Njekohesisht kjo eshte nje pervoje e madhe per te mbeshtetur ne çdo kohe dhe me kompetence te plote çdo lloj zhvillimi ekonomiko-shkencor te vendit. Dikush me te drejte ka shprehur sentencën: kush mohon te kaluaren nuk ka te ardhme, kush mohon traditen nuk ka histori dhe kush nuk ka histori nuk mund te quhet Popull.Ne të gjithe duhet te kujtojme me krenari dhe respekt te thelle keta “Heronj të heshtur” (ne asnje vend nuk eshte shkruar per ta), duke i marre si shembull ne te gjithe veprimtarine tone. Ata do te mbeten modelet e gjalla, tek te cilet te gjithe ne duhet te shohim me skepticizem veten ne pasqyre. Pra ne na intereson njeriu qe ben pune te dobishme dhe jo bindjet e paragjykimet e tij. Nderimi per punen dhe jeten e tyre eshte njekohesisht nderim per jeten dhe punen e secilit prej nesh, duke perbere keshtu gurin e çmuar te veprimtarise njerezore. Mirenjohja e thelle ndaj nje kujtimi permban ne vetvete  obligimin me dinjitoz, qe shpreh ne veprimtarine e saj nje shoqeri e emancipuar. Historokisht ky popull ka nxjerre shume figura te shquara te cilet me veprat dhe punen e tyre kane treguar, se ky vend i lashte ka dhe do te kete gjithmone perfaqesues te denje per potencialin e tij mendor e shpirteror, te vlerësuar ne nivelet me te larta te prodhimit gjenerues te te races njerezore. Ata jane nje shembull klasik me permasa reale te veprimtarise se jetes se njeriut, te cilet i sherbyen me perkushtim ne periudha  te ndryshme dhe te rendesishme zhvillimit historik, politik dhe ekonomik shoqerise tone.          I shkruajta keto rreshta per t’u treguar te gjitheve se çfare pune e madhe, serioze dhe vetëmohuese eshte kryer ne dekada. Pothuaj se i gjithe populli hidrocentralet i kane degjuar ne radio, i kane pare ne televizion ose i kane lexuar ne gazeta. Por natyrisht nuk e kane idene, se çfare pune titanike rigoroze dhe disiplinore eshte bere per t’i ndertuar ato. Keto dite nje miku im me tregoi diçka shume interesante. Ne nje tavoline ne kafe po diskutohej per permbytjen dhe rezistencen e digave te Drinit. Nje person qe s’kishte lidhje me ndertimet nuk po fliste fare. Kur e pyeten se pse nuk po prononcohej ai u pergjigj ne menyren me interesante: keto hidrocentrale nuk jane bere me “Tender” prandaj nuk prishen kurre.        Gjate ketyre diteve te pazakonta per prurjet e lumit Drin, si rezultat i anomalive natyrore, te cilat po shtohen ne te gjithe anet e botes, po degjojme mendime nga me te ndryshmet, te cilat nga permajtja jane politike por kurrsesi shkencore. Ne kohen qe jane ndertuar keto 3 diga te kaskades se Drinit, per te cilat u deshen 20 vjet dhe qe kane nje jetegjatesi 24-39 vjet, ato kane qene ne perputhje te plote me normat boterore te projektimit dhe zbatimit te tyre. Pra kontrolli teknik ne projektim dhe zbatim eshte ushtruar nga Ndermarrja e ndertimit te hidrocentraleve (e krijuar ne vitin 1949) nga Instituti i Projektimit te Hidrocentraleve si dhe nga grupi kinez. Mbas vitit 1978 kinezet u larguan dhe HC-i i Komanit eshte kontrolluar tërësisht nga pala shqiptare. Te mendosh se mund te jete bere edhe shkelja me e vogel teknike ne zbatimin e punimeve per ndertimin e tyre eshte thjesht utopi.Mendoj dhe jam plotesisht i bindur, se ndertimi i tyre eshte i sigurte per sot dhe te ardhmen e ketyre veprave. Me kete rast mbeshtes mikun dhe kolegun tim Profesor Gjadrin, i cili tregoi me dinjitet, thjeshtesi dhe kompetence te verteten e pamohueshme te vendosur ne projektin e HC-it te Fierzës per objektin e diges 30 vjet me pare ne intervisten e dhene per “Gazeten 55” te dates 9 janar 2010. Gjithashtu ai tregoi se eshte nje patriot i madh, bir i denje i nje babai shkencëtar i cili ka nderuar kombin tone me formulen e tij te famshme dhe te njohur ne artin e ndertimit per llogaritjen e urave. Konkretisht Profesor Gjadri ka thene tekstualisht sa me poshte: “Veprat jane te siguruara per kalimin e nje plote me perseritje nje here ne 10 mije vjet, pra per nje prurje shume te rralle. Kjo eshte me nje propabilitet perseritje nje here ne 10 mije vjet. Ne Fierzë kjo plotë është 9600 m3/sek uje. Duke qene kuota e kurores se diges 312 m ne Fierzë, aktualisht sasia e ujit atje eshte 292 m lartesi; atehere niveli i liqenit te Fierzës eshte rreth 20 m me poshte se kuota e kurores se diges. Kjo duhet te jete e qarte per te gjithe. Edhe neqoftese vjen kjo plotë e madhe qe thame, 9600 m3/sek, niveli i ujit ne liqen mberrin rreth kuotes 300 metra. Nga 290 m shkon ne 300m. Por ngelet gjithmone 12 m poshte kreut te diges. Nga ana tjeter, projekti ka parashikuar edhe nje rast rezervë. Qysh atehere e kemi ne pjesen e pare te rregullores, ne pershkrimin e veprave qe ne rast se per nje arsye ose per nje tjeter bllokohet tuneli numer 3 qe ka nje porte 7m me 7m, atehere porta e madhe e supozuar 9600 m3/sek kalon vetem me tunelin numer 4 qe pershkon edhe aktualisht maksimum 1000m3/sek, me 4 turbina qe pershkojne 500m3/sek me nivel uji maksimal 306.5m. Kjo eshte nje llogaritje maksimale nëse vjen plota 9600m3/sek nje here ne 10 mije vjet dhe jo me pastaj keto plota me 1500 m3/sek dhe 2000 m3/sek qe jane zbatuar ne projekt dhe jane zbatuar ne ndertim ne terren. Rregullorja duhet te zbatohet me elasticitet duke gjykuar rast pas rasti ne menyre qe edhe ana energjitike te plotesohet ne maksimum, pr ate prodhohet sa me shume, por pa cenuar sigurine e vepres”.Siç shihet nga analiza qe ben ne interviste Profesor Gjadri dalin qarte shume problem dhe konkretisht: Te shikohet niveli maksimal 290m ne dimer dhe 296 m ne verë.Kemi 22 m te rezervuarit bosh. Te shikohet ne pergjithësi rregullorja, e cila per mendimin e shume specialisteve duhet te ndryshoje, per t’ju pershtatur konditave reale te shfrytezimit te plotave dhe sigurise se digave.Une dua te analizoj disa momente qe duhet te kihen te qarta per te gjithe dhe te mos abuzohet me interpretime pa dashje ose keqdashese. Kaskada e lumit Drin eshte studiuar dhe ndertuar per shfrytezimin optimalisht te energjise ujore. Konkretisht jane ndertuar 3 hidrocentrale me fuqi te vendosur 1350 MW. Hidrocentrali i Ashtës eshte fituar me koncesion nga shoqeria austriake Verbund me fuqi 48MW, kur projekti i hartuar nga ne kishte nje kapacitet 80-100MW. Pritet te filloje ndertimi i tij. Hidrocentrali i Skavicës, i cili ishte ai qe do te furnizonte ritmikisht te gjithe kaskaden e Drinit per shume vjet, kishte te parashikuar nga studimi nje fuqi rreth 350MW dhe nje rezervuar me kapacitet rreth 6-6.5 miliard m3 uje per nje dige me lartesi 190-220 m. Megjithe perpjekjet tona ne vitin 1985 per te bindur Qeverinë e atëhershme per te filluar ndertimin e tij, investimet kaluan ne hekurudhen Milot-Klos. Kjo ishte edhe goditja e pariparueshme qe iu dha mosfunksionimit te studiuar shkencërisht kesaj kaskade. Pra rolin e furnizuesit te kaskades do ta kryente hidrocentrali i Fierzës, qe kishte nje rezerve ujore per rreth 1 vit. Mbas 23 vjeteve per hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi 10 pikesh treshes italiane me ne krye Geoteknica të Romës dhe behet gati per tender. Pata rastin te takohem me njerin nga pronaret dhe te diskutojme per kete hidrocentral. Projekti parashikonte nje dige 160 m te larte, salla e turbinave futej 30 m poshte, duke realizuar idene tone te pare me dige 190 m te larte. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe spostonte 40 mijë banore. Pyetja ime ishte: a ishte dakort Qeveria me spostimin e banoreve? Pergjigja ishte qe sigurisht jo. Une iu pergjigja se e ka nje zgjidhje, e cila eshte vetem nëse kthehet sistemi i vjetër qe mbyti nje qytet si Kukësi. E shpjegova me detaje kete hidrocentral, sepse dëmi qe iu be kaskades ishte i pariparueshem.Tani ti kthehemi analizes, qe hidrocentrali i Fierzës duhet te jete rregullatori i gjithe kaskades se Drinit. Ne vitin 1977 nga pala kineze u hodh ideja e nje rreshqitjeje te nje kodre me emrin “Poravë”, e cila mund te binte ne liqen dhe te ngrinte nje dallge, qe mund te kalonte kuroren e diges, gje qe shkaktonte prishjen e saj. Debati ka qene shume i forte  dhe pala jone, duhet pershendetur per qendrimin e drejte shkencor dhe konseguent ne drejtim te mbrojtjes se eksperiences ne fushen e gjeologjise inxhinierike kombetare dhe konkretisht specialistet Dr.Ing.Lili Dhame, Ing.Nuro Dhima, Ing. Birçe Korvafa, etj. Koha tregoi se grupi i gjeologeve studiues kishte te drejte. Kane kaluar 32 vjet dhe nuk ka asnje shenje. Por per nje ekuiliber diskutimesh me palen kineze (ishin momentet e fundit te prishjes me kinezet) u ra dakord qe te ngrihej diga ne nivelin e kurores 312 m.          Siç analizuam me lart skema e projektuar u cungua me daljen nga loja te rolit determinues, qe duhet te luante Skavica dhe roli udheheqes i mbeti Fierzës. Del pyetja kaq te pasur jemi dhe kaq te papergjegjshem sa te leme pa mbushur basenin siç thote  Profesor Gjadri dhe te gjithe ne, deri ne kuoten 300m ose 302 m. Dihet se mbi kuoten 293-295 m siperfaqja e basenit rrit volumin per çdo 1 m lartesi me shume se metri i meparshem si dhe energjia qe ne marrim per 1 m3 uje rritet. Mendoj se ka ardhur koha qe te vendosen kufij te rinj per nivelet maksimale, per te shfrytezuar optimalisht dhe racionalisht plotat, qe na i sjell Zoti peshqesh, duke mos dëmtuar ekonomine me derdhjet e kota të ujit. Investimi qe ne kemi bere per te pritur kur do te bjere Kodra e Poravës nuk po ka efektivitet. Liqeni rri bosh kur mund te mbushet dhe te luaje nje rol edhe me te madh akumulues.Si konkluzion del qarte se: Me qellimin e mire per te grumbulluar sa me shume uje nga reshjet, qe po binin dhe te krijonin nje rezerve per vitin 2010 si dhe ndryshimet e befta te kohes (bore dhe shi ne nje kohe qe nuk mbahet mend te kete ndodhur here tjeter si dhe luhatjet e temperatures ngrohu-ftohu), i kane vene ne veshtiresi specialistet e KESH-it. Megjithate kete presion ata e treguan veten se jane kompetente, patriote dhe te vendosur ne punen e veshtire qe ata bejne. Me arsyetimet e mesiperme tregohet qarte se keto plota nuk perbejne problem per basenin e diges se Fierzës, sepse ajo eshte llogaritur te presë plota akoma me te medha. Rregullorja qe na tregohet si tabu dhe kercenimi qe behet per te filluar proçesin e hetimit per KESH-in nuk qendron, per arsyen e thjeshte se kjo rregullore eshte bere pengese per shfrytezimin e plotave dhe te ujembledhesit realisht, meqenese ka patur mundesi.Eshte e domosdoshme te ngrihet nje grup pune per ndryshimet e kesaj rregulloreje, e cila do te jape frymemarrje dhe elasticitet ne zbatimin e saj, ne menyre qe te plotesohen nevojat per prodhimin maksimal te energjise, por pa cenuar sigurine. Te rikonstruktohen ku eshte e nevojshme sipas studimit objektet e hidrocentraleve dhe te behen remontet e vazhdueshme sipas planifikimit. Pajisjet qe sherbejne per monitorimin e parametrave te percaktuar te diges, duhet te plotesohen urgjentisht dhe me teknologji bashkekohore. Argjinaturat ne dalje te Vaut të Dejës e deri ne det duhet te rikonstruktohen per plota me te medha me nje projekt dhe investim rigoroz.Rruget dhe urat qe u bene pengese me nje plote 2500 m3/sek, duhet te studiohen teknikisht dhe te rikonstruktohen per nje plote me te madhe. Ne 40 vjet qe po punon kaskada e Drinit, asnjehere nuk eshte bere ndonje levizje masive provë e njerëzve, ne rast rreziku, mbi bazen e nje plani te detajuar operacional. Mendojme se ky rast ka vene ne levizje te gjitha Strukturat e Shtetit dhe ka nxjerre mesime te vlefshme, se si mund te veprohet ne rastet e emergjences, por qe te gjithe jemi te bindur dhe urojme te mos vijne kurre.Instituti i Hidrometereologjise duhet te jete me i kujdesshem dhe serioz, kur jep parashikimet e motit. Konkretisht ne fund te muajit Tetor, ai parashikonte, qe dy muajt  nentor dhe dhjetor, si dhe fillimi i vitit 2010 do te jete i thate. Kjo nuk u vertetua, por qe ne fillim te nentorit dhe dhjetorit keta muaj ishin shume te lagësht. Me te drejte e ngre problemin Profesor Bardhyl Shehu nje ekspert i njohur i hidrologjise dhe bashkeautor i studimit te kaskades se Drinit, se duhet nje studim hidrologjik dhe hidraulik per lumin Buna. Gjithashtu sugjerimi i tij shume i vlefshem per studimet e karakterit hidrologjik dhe hidraulik, qe do t’u paraprijne projektimeve me cilesi te veprave te ndryshme te ekonomise ujore dhe ne rastin konkret te teresise ujore: Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna – Lumi Drin, paraqesin nje rendesi te veçante, per zhvillimin shkencor-ekonomik te zones. Mendojme se Qeveria duhet tashmë me program te detajuar dhe fonde te mbeshtesi keto studime dhe projekte ne te ardhmen.Si perfundim mendojme, se nuk duhet te vazhdohet me tej derdhja e ujit, por duhet ruajtur ajo, sepse ky rast nuk do te perseritet me per shume kohe, aq me teper se mund te arrrihet ne fund te Qershorit. Sipas disa analisteve, te cilet mendojne se do te kemi ujin ne kuoten 296 m duhet harruar. Kjo mund te ndodhë nëse del parashikimi i “Majave” per vitin 2010. Gjithashtu sipas Global Disaster Albert and Coordination System (GFDS ) Shqiperia eshte ndeshur me nje nivel reshjesh dhe permbytjesh te shkalles se ashpersise 2. Ajo thekson ne faqen e saj te internetit se: Kjo qe ndodhi ne Shqipëri me permbytjen, klasifikohet sipas specialisteve dhe eksperteve te saj te jete nje rast ekstrem, me nje interval përseritjeje afërsisht një here ne 100 vjet....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›