Vazhdojnë shkarkimet nga HEC-et. Ulet me 1 m niveli në Fierzë
TIRANE-Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka njoftuar sot paradite më 12 Janar se është përmirësuar situata në liqenin e Fierzës pas shkarkimeve që po bëhen ne kaskaden e Drinit ka rënë me një metër. Por nga dje sot deri në orën 09:00 prurjet ne Fierze janë vazhdojnë me të njëjtat shifra, jane ne nivelin 550 meter kub uje ne sekond. Në Fierzë derdhjet e ujit janë 900 metër kub ujë në sekond. Fierza me kapacitet 296 metër, aktualisht ka nivelin e ujit në 290.66 meter. Në liqenin e Komanit me kapacitet 175 metër, niveli i ujit eshte 170.38 meter dhe prurjet ketu llogariten në 250 meter kub ujë në sekond. Derdhjet ne Koman llogariten ne 1080 meter kub ujë në second, 200 metër kub me pak se dita e kaluar. Në Vaun e Dejës me kapacitet 76 metër, niveli i ujit llogaritet ne 74.03 meter dhe prurjet 250 metër kub uje ne sekond. Derdhjet në Vaun e Dejës në krahasim me një ditë më parë janë ulur me 200 metër për sekondë dhe kanë arritur mbi 1 350 metër kub në sekondë. (d.b/BalkanWeb)