E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bllokmenët denoncojnë për qëllime politike ligjin që u jep falas tokën fermerëve” për

PS, qëndrim prapanik ndaj ligjit të pronave - edhe 7501-shi u fali tokën 460 mijë familjeveMungesa e lindjes së debatit politik në Partinë Socialiste dhe mos angazhimi në politikën ditore shqiptare, e detyron Edvinin e kolapsuar të tallet me deputetët e tij dhe të kundërshtojë në mënyrë të palogjikshme çdo nismë sociale të qeverisë. Kësisoj, në silurën e përbaltjes socialiste këtë herë ka rënë ligji për pronat që u fal 10 mijë fermerëve tokat e tyre. Partia Demokratike hodhi poshtë dje pretendimet e opozitës lidhur me këtë ligj, nga i cili përfitojnë mbi 10 mijë familje të ish fermave shtetërore. Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi se Rama kundërshton këtë ligj për qëllimet e tij politike dhe aspak për mbrojtjen e interesave të fermerëve shqiptarë. “Edvin Kristaq Rama, njeriu që 3 javë më parë derdhte lot për fermerët e Orikumit, nxori zëdhënësin e tij të radhës për të kundërshtuar ligjin, nga i cili përfitojnë mbi 10.000 familje të ish - fermave shtetërore nga Veriu deri në Jug të Shqipërisë. Në konferencën e shtypit Rama dënoi dhënien falas të tokës këtyre fermerëve në masën 300 deri në 700 metër katror”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.Sipas saj, njeriu që do shkonte të protestonte në Orikum pse nuk u jepej toka fermerëve, tani denoncon vetëm për qëllime politike ligjin, i cili realizon një premtim elektoral të mazhorancës. “Me këtë rast ne duam ti shtrojmë një pyetje Edvin Kristaq Rama dhe çunave të bllokut që ai udhëheq se çfarë dallimi kanë këto 10 mijë familje fermerësh shqiptarë nga 460 mijë familje të tjera të cilat morën falas tokën në përputhje me ligjin 7501?”, deklaroi më tej zëdhënësja e selisë së PD-së....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›