Shitja e truallit të “Tajvani”-t, çmimi më i lirë se i vitit 1996 dhe 2001

Skandali u publikua për herë të parë tek “55”-aKreu i degës kryeqytetase të PD-së, Aldo Bumçi kërkon nga kryebashkiaku shpjegime të hollësishme lidhur me shpërdorimet, jo vetëm në legalizimin e 1300 metrave tokë të parkut “Rinia”, por edhe në privatizimin e ish-lokalit “Taivan”, i cili në tjetërsimet e pronave nga viti 1996 e deri në vitin 2005, duhet hetuar edhe për evazion fiskal apo pastrim parashShkeljet e njëpasnjëshme të Edvin Ramës në çështjen e truallit te parku “Rinia”, duket se e kanë kolapsuar thellësisht sa i është mbyllur edhe goja për të gënjeshtruar apo qoftë edhe sa për të reaguar provizorisht. Abuzimet e mëdha që llogariten në miliona euro, dëme këto që i shkaktohen buxhetit të shtetit dhe fondit të veçantë për kompensimin e pronarëve, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën, veçse e fundosin ne botën e skarcitetit dhe pamundësisë jetike për të dalë prej andej. E kësisoj, më e mundshmja e pritshme për këtë “hangar” të përvetësimit dhe përdhosjes së pronave publike, është përballja me drejtësinë dhe dhënia llogari përpara institucioneve të ligjit, pavarësisht se këto të fundit, veçanërisht edhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, janë vënë në dijeni në mënyrë rigoroze dhe ditë pas dite, për atë që Edi Rama ka gatuar me pronat publike në Tiranë. Lidhur me çështjen e “Taiëanit”, Partia Demokratike zbuloi dje një tjetër abuzim atë të privatizimit të ish lulishtes, e cila i bashkëngjitet kalvarit të gjatë të shkeljeve antiligjore. Pas publikimeve të këtyre ditëve të gazetës “55”, lidhur me shkeljet flagrante në çmimin e caktuar për privatizimin e ish-Lulishte “Rinia” apo edhe për dyshimet që ngrihen lidhur me evazion fiskal, dje ka qenë radha e kryetarit të PD për Tiranën, Aldo Bumçi të deklaroi se Edi Rama shiti atë më lirë se sa vlera e shitjes në 2001-shin apo edhe në 1996. “Kanë dalë fakte të reja të shit-blerjes së ish-lulishtes “Rinia”, apo “Tajvani” siç njihet, në vitet që tregojnë, se shitja e truallit në vitin 2005 çmimi i truallit është më i lirë se sa ai në vitin 2001. Në vitin 2001 trualli i ‘Taiwan-it është shitur me 331 dollarë/m2. Në vitin 1996 trualli i Tajvanit është shitur me 16 mijë lekë të reja/m2, kundrejt 12 mijë lekë të rejave që është shitur në vitin 2005 nga Edi Rama. Fakti që për kryetarin e bashkisë së Tiranës çmimi i truallit në zemër të qytetit zhvlerësohet dhe është shitur më lirë sesa në vitin 1996, është tregues i arrogancës me të cilën ai qeveris Tiranën dhe abuzon me pushtetin”, deklaroi Aldo Bumçi, deputet i PD-së dhe kryetar i degës së kryeqytetit.Krahasimi i çmimit të tregut me çmimin abuziv të Edi Ramës31. 12. 1996Shoqëria “Alba-Games” e përfaqësuar nga Administratori i saj Ilir Kruja, sipas aktit noterial NR. 252 Rep. dhe NR. 115 Kol., para noterit Riza Poda në Tiranë, i shiti lokalin “Tiwan” (ish-Lulishte “Rinia”) si dhe truallin prej 1815 m2, shoqërisë “Egnatia”, e përfaqësuar nga Presidenti i Ismail Mulleti, për vlerën prej 335 000 USD (184.5 USD/m2).27. 09. 2000Gëzim Ismail Mulleti, sipas aktit noterial të shit-blerjes, me NR. 1940 Rep. dhe NR. 602 Kol., para noteres Alida Stamo në Tiranë, i shiti lokalin “Taiwan” (ish-Lulishte Rinia”) si dhe truallin prej 1815 m2, shtetasit grek Anasatsios Petro Petropulos, për vlerën prej 600 mijë USD (330.6 USD/m2).06. 04. 2001shtetasit grek Anasatsios Petro Petropulos, sipas aktit noterial të shit-blerjes me NR. 1250 Rep. dhe NR. 352 Kol; para noteres Myrvete Përmeti në Tiranë, i shiti lokalin “Taiwan” (ish-“Lulishte Rinia”” si dhe truallin prej 1815 m2, shtetasit Besnik Sulo Sulaj, për vlerën prej 600 mijë USD (330.6 USD/m2).10. 03. 2005Bashkia e Tiranës, sipas propozimit të datës 17. 02. 2005, të Edi Ramës dhe vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i shiti truallin e shtesës pa leje të “Taiwan” (ish-Lulishte “Rinia” prej 1310 m2, shtetasit Besnik Sulo Sulaj, për vlerën prej 15 720 000 lekë (12 000 lekë/m2)....