E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 70 kg droge nje ne pranga

/ /

GJIROKASTER - Policia Kufitare e Gjirokastres ka sekuestruar dje 70 kg marijuane ne tentative per te kaluar ne territorin grek. Ndersa dy transportues kane ikur pa lene gjurme uniformat blu kane kapur te tretin. Burimet zyrtare kane konfirmuar per gazeten Panorama se ka qene ora 0130 e se henes kur sherbimet e Policise Kufitare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster gjate patrullimit ne vijen e gjelber te kufirit konstatuan permes mjeteve logjistike tre persona te cilet kishin mbi supe nga nje cante te madhe shpine. Dyshimi se brenda tyre mund te kishte lende narkotike i shtyu policet kufitare te viheshin ne ndjekje te personave te cilet ne ate moment po ecnin drejt vijes kufitare me shtetin fqinj pikerisht ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit afer piramides 24 te kufirit. Menjehere forcat e policise u vune ne ndjekje te personave ende te paidentifikuar duke pasur mbeshtetje edhe efektiva shtese nga Policia Kufitare. Nuk ka zgjatur shume dhe me ne fund patrulla e Policise Kufitare ka arritur te kape ne flagrance njerin prej transportuesve se bashku me canten me droge. Adil Peshku 23 vjec nga Librazhdi eshte njeri nga transportuesit i cili ra ne duart e policise gjate momentit te transportit te marijuanes per Greqi permes vijes se gjelber kufitare nderkohe qe dy bashkeshoqeruesit e tjere kane perfituar nga erresira e nates dhe moti me reshje te largohen ne drejtim te paditur. Duke pasur si favor edhe bimesine e madhe si dhe terrenin e thyer malor dy personat e tjere braktisen cantat me marijuane dhe me pas munden qe te kalonin kufirin. Dyshohet se dy personat e tjere jane nga Saranda. Brenda nje jave ky eshte rasti i dyte qe bllokohen marijuane ne tentative per te kaluar drejt Greqise. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›