E Shtunë, 31 Tetor 2026

KUOVE/ Vjedh bashkefshatarin arrestohet

KUOVE - I vjedh bashkefshatarit parate ndersa pinin ne lokal arrestohet 45-vjecari. Burime te policise se Kucoves bene te ditur se eshte bere arrestimi i shtetasit Feti Marra 45 vjec lindur e banues ne fshatin Rreth Tapi komuna Perondi i denuar me pare. Sipas policise ndalimi i tij u be se mbremjen e se dieles ndersa ishte ne lokal me bashkefshatarin e tij K.Gj. 26 vjec i ka vjedhur atij shumen prej 53 mije lekesh. Megjithe tentativat per te rimarre parate pronari i tyre nuk ka mundur duke bere kallezim ne polici ndaj Marres. Menjehere policia ka bere arrestimin e tij dhe me pas e ka shoqeruar per ne dhomat e izolimit. Mesohet se 45-vjecari ka pranuar ne polici se ishte autor i vjedhjes se parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›