Bllokohen 10 kamionë me krom, skishin faturë
Durrës- Policia tatimore ka bllokuar sot në Portin e Durrësit 10 kamionë me krom. Sipas burimeve policore mësohet se kamionët e ngarkuar me rreth 400 ton krom gjithsej për eksport, nuk ishin të shoqëruar me faturën tatimore.
Kamionët mësohet se ishin ngarkuar me krom në Bulqizë. Malli u bllokua, ndërsa dy drejtuesit e firmave që merren me këtë aktivitet janë gjobitur, për shkak të mungesës së faturave tatimore.
Drejtoria e degës rajonale të tatim-taksave sqaroi se vlerës së gjobës përveç vleftës së plotë të TVSH-së mbi mallin do t'i shtohet edhe gjoba mbi mallin e transportuar pa faturë tatimore.