Një anekdotë ku secili mund të gjejë kuptimin që dëshiron
Luani sa here që shkonte në lume për të pire ujë gjate rrugës i qëllonte të kalonte mes përmes vendit ku punonin milingonat. Mospërfillës dhe arrogant hidhte putrën e tij mu në mes të kantierit të milingonave, duke shtypur here pas here shume prej tyre.
Një dite prej ditësh milingonat vendosin të organizohen dhe të hakmerren ndaj luanit. Ata ranë dakord që mëngjesin e ardhshëm, kur luani të vinte dhe të hidhte putrën mbi kantierin e tyre të punës të gjitha të largoheshin anash dhe t'i hidheshin në sulm dhe ta pickonin me gjithë fuqitë e tyre në lëkurë, mes qimeve dhe kudo tjetër.
Dhe ashtu u be! Pasi luan kapadai, po kalonte për në lume mes përmes kantierit të milingonave, hodhi putrën e tij mu në mes milingonave. Milingonat energjike dhe shume të shkathka u larguan, dhe iu hodhën në sulm luanit duke e pickuar gjithandej. Luani pasi u hodh përpjetë nga dhimbjet dhe djegiet e pickimeve u detyrua të hidhej në lume. Pas pak milingonat i mori vala e lumit dhe i nxori në breg. Por luani përsëri po kridhej në ujë sa andej-këndej. Ndërsa moria e milingonave gërthiste me të madhe:
- Mbyte Mico, Mbyte Mico!
Mbi kokën e Luanit qëndronte kryetari i Milingonave që quhej Mico, i cili e pickonte papushim mu ne mes të kokës. Luani nuk mund të bënte asgjë me Micon, pasi nuk mund të zhytej tërësisht në ujë, pasi do të mbytej edhe vete.