E Shtunë, 31 Tetor 2026

TELEFONI I KORRUPSIONIT

 

Foli prapë SaliuI zu goja shkumëKa makthe i ziuShkon netët pa gjumë.“Atë që bëj unë Askush së bën dotLuftoj korrupsioninEdhe me një spot…Tring, bën telefoniKatërqind e dhjetëShtanget korrupsioniMe duart përpjetë!“Në flagrancë, kopil, Fort të kapi rrjetaSi ia fut miletitDuart nëpër xhepa?!Duart nëpër xhepaGrisur pa astarTurpi që ke bërëPo bëhet mullar.Hë mor delenxhi,Qafir, qerrata,Ty kjo qeveriTë fut në bela!Qeveria ime qeveri e dietësqeveri e diellitdhe e së vërtetës.Për të mirin popullKët’ numër kam vueKush të vjedh o popullVeç më thuaj mue!E provoi një herëEdhe mixha Sulë:“O shoku SaliMë vodhën një pulë...”.- Heu, po kush ta vodhi?!Krisi telefoniIshte dora vetë- Ai, korrupsioni...Ah, Sali, mor xhanNuk mbaron kalvarinjë gomar që kam po ma vret samari......dhe na gjet belajaLopët në fshat timPër çdo ditë të javësNa duan ndërzim...Fli, shoku fshatarBën gjumin rehatDo biem gomarEdhe një mëzat.Salë, po ajo faraQë na dha Jemini..?Lëvore pa kokrraNa ka dalë kallini...Do ta mbajmë fjalënKeni për ta parëDo ju sjellë JeminiMë të mirën farë.Dhe dëgjo fshatar:Flet Saliu vetëGjith’ majat për mueJanë si një magnet.Të vini tek uneSi nipi te dajaKur të më kërkoniMë gjeni në maja.Një herë jam betuePër popull me vdekëNdaj në majë të DajtitKam dalë veç me brekë.Vargje të nënshkruara

Arbër Luznaku, lexues Dibër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›