Arrestohet 41-vjeçari, kultivonte hashash
Vlorë- Në kuadër të operacioneve antikanabis, Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 41-vjeçar. Sipas policisë loakle ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
“Gramoz Halilaj, u ndalua gjatë një aksioni të uniformave blu në stanin e tij, në afërsi të fshatit Gjorm, 40 km larg qytetit”- thanë burimet e policisë, duke shtuar se në territorin përreth stanit të Halilajt, në vendin e emërtuar "Gropa e Hidhësit", u zbuluan të kultivuara 470 rrënjë bime narkotike, kanabis sativa.
Arrestimi i tij e çon në 26 numrin e personave të penalizuar nga policia e Vlorës gjatë këtij viti, me të njëjtën akuzë, atë të kultivimit të bimëve narkotike.