Rreth 400 mijë nxënës fillojnë nesër shkollat
Në shkallë vendi numërohen rreth 376 drejtori të shkollave të mesme dhe 1749 drejtori të shkollave 9 vjeçare, të cilat janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor 2009-2010
TIRANË- Mbi 400 mijë nxënës të arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm në Shqipëri do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor, që sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shoqërohet me disa risi. Në shkallë vendi numërohen rreth 376 drejtori të shkollave të mesme dhe 1749 drejtori të shkollave 9 vjeçare, të cilat janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor 2009-2010.
Për herë të parë, këtë vit shkollor do të funksionojnë 50 klasa të reja përgatitore për fëmijët 5-6 vjeçar, në shkollat e Ciklit të Ulët, që u mundësua falë zbatimit të projektit “Cilësi dhe barazi në arsim”.
Por, këtë vit shkollor, nxënësit e klasës së VI, përveç gjuhës së huaj të parë të detyruar, do të kenë mundësi të mësojnë edhe një gjuhë të huaj të dytë fakultative (jo me detyrim). Mësimi do të zhvillohet mbi bazën e orëve ekstra-kurrikulare. Synimi i kësaj politike arsimore është shumëgjuhësia në shkollat e arsimit parauniversitar, mundësimi i mësimit të një gjuhe të huaj në moshë sa më të vogël,( klasa III ) vijimësia e gjuhës ( klasa VI ) si dhe mundësia e gjuhës së dytë në ciklet pasardhëse.
Edhe gjimnazi është përfshirë nga një risi këtë vit të ri shkollor. Me kohë të plotë në vitin e ri shkollor, gjimnazet do të fillojnë me dokumente të reja shkollore si: planet e reja mësimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lëndore si dhe udhëzuesit lëndorë.
Ndërkohë tekste të reja mësimore janë shtypur dhe po shpërndahen për arsimin parauniversitar. Risia në reformën "ALTERTEKST" për vitin shkollor 2009-2010 është përfshirja në procesin mësimor e teksteve të shtëpive të huaja botuese për lëndët: fizikë, kimi, biologji dhe shkencat e tokës. Tekstet e gjuhëve të huaja vijojnë të ofrojnë alternativa të përfaqësuara nga shtëpi të huaja botuese.
(d.b/BalkanWeb)