Irani, gati të pranojë bisedime për çështjen bërthamore
Irani nuk e përjashton mbajtjen e bisedimeve në lidhje me ambicien bërtham-ore me fuqitë botërore, por për arritjen e kësaj, kërkon që kushtet të jenë të drejta. Kjo u bë e ditur dje nga deklarata e një diplomati ira-nian që tenton të zbusë pak refuzimin e Iranit për çështjen kontradiktore. Ministri i Jashtëm iranian tha se ai i mirë-priste bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, por me kusht që gjithçka të ishte e drejtë. Në fi llim të kësaj jave, Irani e ftoi komunitetin ndërkombëtar që të diskutonin së bashku në lidhje me çështje të ndryshme që shqetësojnë botën sot. Kësaj ftese Shtetet e Bashkuara dhe partnerët iu përgjigjën dhe ja ku Irani shprehet sërish për mundësinë e një dialogu edhe për çështjen bërthamore. Sipas Iranit kjo është një çështje e panegociueshme dhe se ambiciet e tij bërthamore kanë vetëm qëllime ci-vile. Çështja e Iranit ka qenë për komu-nitetin ndërkombëtar ndër më shqetë-sueset e viteve të fundit dhe në ad-ministratën e Bushit Amerikanët madje kanë dashur edhe të ndërhyjnë në këtë vend, por administrata e re ka qenë më e hapur për dialog dhe për zgjidhjen e gjërave pa masa ekstreme.