Bllokohen 21 automjete luksoze pa dokumente
Autori i Lajmit: red.
Bllokohen 21 makina pa dokumente në Laç dhe në Lezhë. Drejtoria e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Policinë e Kurbinit dhe sektorin kundër krimit të organizuar ka bërë të mundur bllokimin e 21 mjeteve të ndryshme luksoze, të cilat u përkasin viteve të fundit të prodhimit. Burime nga policia bëjnë të ditur se mjetet janë bllokuar për mungesë dokumetacioni, ndërkohë që pritet verifikimi nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Krimit dhe Interpol Tirana, për të gjitha mjetet e bllokuara. Mjetet janë ndalur në rrugët e qytetit të Laçit dhe në superstradën Fushë-Krujë - Lezhë. Policia bën të ditur se pas bllokimit të automjeteve luksoze, Laçit i është rikthyer qetësia, pasi në rrugë ka një ulje të ndjeshme të numrit të mjeteve, sepse personat që posedojnë mjete pa dokumente nuk lëvizin. Operacioni i koduar "Rexhina" ka një javë që ka filluar në qarkun e Lezhës dhe deri tani janë bllokuar 45 automjete, shumica e të cilave rezultojnë të vjedhura.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008