E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen studimet master në universitetet e rretheve

Autori i Lajmit: red.
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratua hapja, pranë universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, në Fakultetin e Mësuesisë, të programeve të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë. Programet u miratuan në lëndët “Gjuhë-letërsi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët gjuhë-letërsi. Gjithashtu, në lëndët “Histori-Gjeografi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën Histori-gjeografi. Qeveria vendosi gjithashtu që programet e studimeve master të nivelit të parë, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit. Sipas vendimit të Qeverisë, këto programe studimi duhet të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
Universiteti i Korçës
Krahas Universitetit të Gjirokastrës, Qeveria vendosi gjithashtu hapjen e studimeve master edhe në universitetin “Fan.S.Noli”, Korçë. Konkretisht programet master janë miratuar në Fakultetin e Mësuesisë në lëndët “Gjuhë-Letërsi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Gjuhë-letërsi. Po ashtu edhe në lëndët “Gjuhë angleze”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën Gjuhë angleze. Programet e studimeve master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit. Këto programe studimi duhet të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
Universiteti i Elbasanit
Po dje u vendos nga Qeveria hapja, pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të programeve të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë. Këto programe u miratuan në lëndët Gjuhë-Letërsi, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Gjuhë-letërsi; në lëndët “Biologji-Kimi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Biologji-Kimi; në lëndën “Gjuhë italiane”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën Gjuhë italiane; në lëndën “Gjuhë gjermane”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën gjuhë gjermane; në lëndën “Gjuhë frënge”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën Gjuhë frënge; në lëndët Gjuhë angleze, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën Gjuhë angleze. Programet e studimeve master i nivelit të parë, në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
Universiteti i Shkodrës
Çelen pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, programet e studimit master i nivelit të parë, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Gjuhë- letërsi, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Gjuhë-letërsi; në lëndët “Matematikë-fizikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Matematikë - fizikë; në lëndët Matematikë- informatikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-informatikë; në lëndët Biologji-kimi, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Biologj-kimi; në lëndën Gjuhë angleze, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën Gjuhë angleze; në lëndën Gjuhë gjermane, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët Gjuhë gjermane. Programet e studimeve master i nivelit të parë në mësuesi për ciklin e lartë bazë realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›