Dështojnë masterat e sivjetshëm, mungojnë tarifat dhe kriteret
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Masterat në fakultete rrezikojnë të dështojnë këtë tetor për shkak të mosvendosjes së tarifave dhe kritereve të regjistrimit. Sipas ish-rektorit të UT-së, Shezai Rrokaj, edhe pse kurrikulat për masterat në disa fakultete janë miratuar, urdhri më i fundit që u ka shkuar fakulteteve është i pazbatueshëm. Nuk janë përcaktuar as tarifat e masterave, as kuotat dhe as kriteret. Një urdhër që është lëshuar nga këshilli i minstrave që tregon vetëm se cilat kurrikula janë miratuar, por që lë peng fakultetet, për të vazhduar punën e tyre, ndërkohë dhe studentët që kanë mbaruar, ciklin trevjeçar, për të vendosur nëse do të vazhdojnë 2-vjeçarin apo jo. "Eshtë i pazbatueshëm për momentin, sepse ndërkohë që miraton kurrikulën, nuk përcakton procedurat e tjera se si do të vazhdohet për fillimin e vitit akademik, në pikëpamje të numrit. Sepse numri i pranimeve në diplomat e nivelit të dytë, dhe në mastera është kompetencë e Këshillit të Ministrave. Njëkohësisht dhe tarifa e shkollimit është kompetencë e tyre, ne kemi bërë propozimin mbi kostot, por ne nuk jemi qeveri që të përcaktojmë sa do të jetë tarifa. Ajo e shikon problemin shumë më gjerë, shikon sa do të subvencionojë vetë në këtë kosto dhe sa do të paguajë individi", - tha Shezai Rrokaj, dekan i fakultetit të Histori-Filologjisë. Dekani Rrokaj tha më tej se në sajë të këtij urdhri, që është shumë i mangët, studentët nuk mund ta fillojnë masterin më 6 tetor, atëherë kur është përcaktuar fillimi i vitit të ri akademik. "Jemi shumë vonë dhe nuk kemi asnjë shenjë se kur do të miratohen, se sa do të jetë numri i pranimeve, dhe sa do të jetë tarifa e shkollimit, në mënyrë që edhe të rinjtë të dinë dhe të matin forcat e tyre qoftë edhe ekonomike", - vijoi ai. Urdhri i miratimit të kurrikulave për masterat e nivelit të parë, ka shkuar në fakultete vetëm dy ditë më parë.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008