E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet “thesari”, sekuestrohen 200 kg flori

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Rreth 200 kilogramë flori, me vlerë 1 milion euro dhe dy të arrestuar, është bilanci i operacionit të antikrimit ekonomik të zhvilluar dje në afërsi të Gardës. Gjatë superaksionit të koduar “Ora e florinjtë” në pranga kanë përfunduar dy. Ndërkohë që shufrat e sekuestruara dyshohet se janë të vjedhura nga Thesari i Shtetit. Gjithashtu janë sekuestruar edhe shuma të mëdha në lekë. Dy shtetasit, pronarë të punishtes ku përpunohej metali i shtrenjtë, tashmë në pranga, janë vëllezërit Astrit Lamçe, 45 vjeç dhe Genci Lamçe, 38 vjeç.
Floriri
Policia gjen "thesarin". 200 kg flori sekuestrohen tek Garda. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se në një superaksion të Drejtorisë së Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës ka mundësuar sekuestrimin e 2 kv ar kontrabandë me vlerën e mbi 1 milion eurove. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në pranga kanë rënë dy vëllezër, pronarë të punishtes ku përpunohej floriri. Janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash në valutë të huaj. Policia dyshon se një pjesë e arit është vjedhur nga Thesari i Shtetit. Gjatë superaksionit të koduar “Ora e florinjtë”, në pranga kanë përfunduar dy persona që dyshohet se kanë vjedhur shufra floriri nga Thesari i Shtetit. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe shuma të mëdha në lekë. Dy shtetasit, pronarë të punishtes ku përpunohej metali i shtrenjtë, tashmë në pranga, janë vëllezërit Astrit Lamçe, 45 vjeç dhe Genci Lamçe, 38 vjeç.
Operacioni
Superoperacioni është zhvilluar dje paradite nga Drejtoria e Antikrimit Ekonomik, e cila ka bërë të mundur sekuestrimn e 2 kuintalëve ar, 2 copë shufra floriri me peshë 1 kg secila, shuma e parave prej 210 mijë euro, 1 milion e 500 000 lekë, 500 $ si dhe shumë ambalazhe dhe etiketa të firmave të njohura. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është përllogaritur sasinë e floririt të sekuestruar. Floriri me vlerën e tregut të sotëm, varion në shumën e parave mbi 1 milion euro. Sasia e arit është kapur në një punishte pranë Gardës së Republikës, në rrugën “Vaso Pasha”, ku policia, pas një hetimi 3-mujor, ka sekuestruar floririn në formë shufrash dhe bizhuterish. Policia vërteton se ka dokumentuar se aktiviteti i vëllezërve Lamçe është kriminal dhe kontrabandë. “Aktiviteti i tyre i paligjshëm shtrihej në kryeqytet, përmes banesës së tyre, e cila shërbente si punishte e kontrabandës së floririt”, citon deklarata për shtyp e Policisë. Policia shton se sasia e floririt nuk ishte e shoqëruar me dokumentet përkatëse. Vetë të arrestuarit kanë dëshmuar në polici se e kanë blerë floririn pa dokumente nëpërmjet personave të tjerë nga Turqia. Por dyshohet gjithashtu se një sasi e floririt të sekuestruar dje është vjedhur nga Rezervat e Shtetit. Ky dyshim lindi për shkak të lingotave të floririt të gjetura në punishte. Lingotat e gjetura sot ishin të ngjashme me ato të humbura nga Rezervat e Shtetit.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të kontrabandës së arit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë kontrabandë.

Ky lajm është publikuar: 25/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›