Përfundon në pranga “ushtari” i Lul Berishës
Autori i Lajmit: red.
Është arrestuar dje nga policia italiane i dyshuari si “ushtari” i kapos së Bandës së Durrësit. Interpol Tirana ka bërë të ditur arrestimin e një prej të pandehurve të procesit gjyqësor në ngarkim të Lulëzim Berishës, Indrit Dokles dhe anëtarëve të tjerë të bandës kriminale. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Bujar Gashi, 36 vjeç, i kërkuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda nën akuzën e veprës penale të vrasjes në bashkëpunim dhe krijimit të organizatës kriminale, është arrestuar nga policia italiane në provincën e Trentos. Sipas të njëjtave burime, mësohet se është vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare. Gashi akuzohet se në vitin 2002, brenda në makinën e tij ka vrarë shtetasin Dritan Disha. Të dyshuar për këtë vrasje janë edhe Indrit Dokle, Adriatik Coli dhe Indrit Taullai. Nga të gjithë të akuzuarit e Bandës së Durrësit, pas arrestimit të Gashit, mungon vetëm kunati i Lulëzim Berishës, Plarent Dervishi. Ndërkohë seanca e djeshme në ngarkim të “Bandës së Durrësit” nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së avokatëve. Edhe pse dje në sallën e gjyqit ishin të pranishëm disa nga të pandehurit e kësaj bande, përfshi edhe shtetasin Lulëzim Berisha, i cilësuar si kreu i "Bandës së Durrësit", mungesa në sallë e përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të tyre, detyroi trupin gjykues që të shtyjë procesin për javën e ardhshme. Pas kësaj, togat e shoqërimit nën masa të rrepta sigurie, bënë transferimin e të akuzuarve nga Gjykata në burgun e sigurisë së lartë 313, në Tiranë. Të pandehur në këtë proces janë 17 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale të ndodhura pas vitit 1997, sidomos në qytetin e Durrësit. Me kalimin e viteve, sipas të dhënave hetimore të mbledhura nga Prokuroria, kjo bandë është përfshirë në konflikte mes grupeve rivale brenda saj, duke lënë pas shumë epsiode kriminale, mes të cilave vrasje, plagosje, atentate me armë zjarri, të cilat tashmë janë bërë objekt shqyrtimi për Gjykatën. Shumë nga të pandehurit e "Bandës së Durrësit" janë arrestuar këto tre vitet e fundit, në sajë të operacioneve të organizuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008