Bashkëpunimi i vendeve të Mesdheut të forcohet
01/04/2010 Zv/presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pittella në Durrës
DURRES- Zv/presidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, i cili është njëkohësisht edhe president i fondacionit MESEURO ka zhvilluar një takim në Durrës me qëllim prezantimin e këtij fondacioni ndërkombëtar për Evropën dhe Mesdheun. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i ka kërkuar këtij të fundit që të ndikojë në Parlamentin Evropian për një liberalizim sa më të shpejtë të vizave për vendin tonë. Pittella ka zgjedhur pikërisht Durrësin për të prezantuar fondacionin MESEURO nisur edhe nga zhvillimet e mëdha të turizmit në këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut. Shoqata MESEURO është krijuar vetëm një vit më parë në Bruksel dhe që nga ajo kohë ka mundur të anëtarësojë shumë vende në pellgun e Mesdheut. Rihedhja e një ideje Kooperacioni në të gjitha fushat e Mesdheut u bë me Deklaratën e Barcelonës të vitit 1995 dhe u rifuqizua me “Nismën e Bashkimit për Mesdheun”, më 13 korrik 2008. MESEURO është emri i një ere të mesme që fryn ndërmjet shirokut dhe erës së fortë lindore. Pittella u shpreh se për shqiptarët kjo fjalë mund të marrë edhe kuptimin në mes të Evropës, MESEURO. Zv/kryetari i Parlamentit Evropian dhe president i fondacionit MESEURI, Gianni Pittella, ka falënderuar kryebashkiakun Dako për mikpritjen e treguar në Durrës dhe më pas ka bërë një prezantim në vija të përgjithshme për çfarë përfaqëson fondacioni MESEURO, si dhe ka njohur pjesëmarrësit me aktivitetet më të afërta të këtij fondacioni që lidhen kryesisht me energjinë e pastër, mjedisin, integrimin etj. Në takim e kanë marrë fjalën edhe drejtori i përgjithshëm i fondacionit, Giacomo Filibeck, përfaqësues i rajonit të Puljas në Itali Natale Parisi.