E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi: Fabrika e lëkurës po ndot Korçën, të mbyllet

 

KORÇE/ JORGJETA GJANÇI

Fabrika e regjjes së lëkurave në Drenovë rrezikon shëndetin e banorëve të Korçës. Kimikatet që derdhen nga
kjo fabrikë, ndotin ujin e lumit Drenicë dhe njëherazi dëmtojnë bimësinë e blegtorinë e gjithë zonës së Fushës së Korçës.
Alarmi i banorëve të fshatit Drenovë, por edhe të një pjese periferike të qytetit të Korçës vuri në lëvizje disa institucione lokale. Banorët ankoheshin për erën e rëndë që mbante vendi. Sipas tyre, ujërat që kjo fabrikë derdh në lumë, jo vetëm e ndotin atë, por dëmtojnë gjithë bimësinë që ujitet prej tij. Gjatë verifikimit të kryer nga ana e institucioneve kompetente, rezultoi se pronari i saj, Vangjel Dadi kryente këtë veprimtari pa licencë. Ai ishte i pajisur me një licencë për fabrikë
këpucësh dhe jo për regjjetë lëkurave. Kryetari i Komunës Drenovë Flamur Sala, bëri të ditur se të gjitha fshatrat ku
kalojnë ujërat e lumit tëDrenicës rrezikojnë ndotjen. Era e qelbur që përhapet në këto zona, fillon që nga ura e lumit Drenicë, ku derdhen mbeturinat e lëkurëve së bashku me kimikatet e fabrikës. Banorët e zonës, duke u ndjerë të rrezikuar
për shëndetin e tyre, disa herë kanë protestuar. Drejtoria e Shëndetit Publik, pas analizave të kryera të ujërave të
Drenicës dhe të kanalit të Gjançit, prej nga merret uji për vaditje të fermerëve të Fushës së Korçës, ka arritur në konkluzioninse uji është me ndotje të rëndë. Kjo dëmton shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Një komision
i posaçëm vendosi pezullimin e fabrikës që më 13 nëntor 2008. Por edhe pse kanëkaluar pesë ditë nga marrja e
këtij vendimi, fabrika vazhdon të punojë normalisht. Komuna Drenovë në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, degën
e Tatim Taksave dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit ka lëshuar një procesverbal sipas së cilit, fabrika duhet të
ndërpresë aktivitetin e saj të paligjshëm. Kryekomunari Sala, bëri të ditur se vendimi për ndërtimin e këtij objekti
mban datën 9 qershor 2005, por prodhim këpucësh e jo.regjjen e lëkurëve. Tashmë lumi i Drenicës ka marrë
ngjyrë të bardhë nga kimikatet dhe acidet, me të cilat punon fabrika. Ato lëshojnë erë të keqe që ndihet jo vetëm
në Drenovë, por edhe në lagjet jugperëndimore të Korçës dhe në fshatrat poshtë saj. Ndërkohë, uji i lumit, që
përdoret nga fermerët përb ujitjen e tokave të mbjella, ka dëmtuar një pjesë të prodhimeve
dhe vazhdon të rrezikojë
me helmim të mundshëm
blegtorinë e tyre.
Kryekomunari Sala dje nënvizoi,
se është mbajtur një
procesverbal që konfirmon
ndotjen. “Në këtë procesverbal
ne urdhëruam mbylljen
e fabrikës, nga ku do ta shqyrtojmë
edhe në mbledhjen më
të afërt të Këshillit të Komunës.
Pronari duhet të marrë
lejë për fabrikë të regjjes së
lëkurëve dhe të plotësojë edhe
disa kushte që konsistojnë në
mbrojtjen e mjedisit”, u
shpreh kryekomunari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›