Bllokohen 3 subjekte peshkimi zhvillonin aktivitet te paligjshem
Sektori i Kontrollit te Peshkimit prane Ministrise se Mjedisit ka ushtruar nje kontroll per te verifikuar se si inspektoratet e peshkimit kane ndjekur dhe zbatuar legjislacionin e peshkimit. Sikunder edhe zbatimin e detyres se lene nga ministri per evidentimin dhe heqjen e mjeteve lundruese qe nuk punojne prej vitesh nga portet e peshkimit si edhe ate te urdhrit per ndalimin e peshkimit te koranit ne liqenin e Ohrit dhe grumbullimin e vezeve te koranit per inkubim. Sipas kontroll/inspektimeve te ushtruara rezultoi se ne Inspektoratin e Peshkimit Vlore ka dokumentacion te rregullt. Inspektimet aty u kryen konkretisht ne Dajlan 1 dhe 2 ne Lagunen e Nartes Orikumit ne argjinaturen e Salevecit ne zonen ligatinore ne Gotlla pergjate vijes bregdetare. Ndersa inspektimi i kryer ne liqenin e Ohrit tregoi se 3 subjekte peshkimi zhvillonin aktivitet te paligjshem peshkimi dhe prandaj iu sekuestruan 2 varka 1 motor foribord rreth 2000 ml rrjeta peshkimi dhe 300 ml litar plumbi. Gjithashtu jane proceduar edhe 9 persona me 1 motor 7 arka me grepa dhe 2 rrjeta korani. Kurse ne Inspektoratin e Peshkimit Sarande u ushtrua kontroll ne ekonomine e peshkut Prita e rrezes ku u konstatua se porta e impiantit prites ishte e mbyllur dhe materialet e peshkimit ishin te instaluara per aktivitet peshkimi. Ky fakt eshte ne kundershtim me urdhrin e ministrit nr. 4186 date 27.7.2010 mbi pezullimin e aktivitetit te peshkimit ne zonen strikte te mbrojtur Butrinti Park Kombetar. Per kete u mor masa administrative me gjobe 300.000 leke. Kurse ne Inspektoratin e Peshkimit Kurbin dokumentacioni rezultoi se eshte plotesisht i rregullt edhe situata ne lagunen e Patokut eshte pa probleme.