E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Lufta kunder korrupsionit prioritet madhor i Ministrise se Drejtesise

Projekti i USAID-it Spahiu Gjyqtareve tu hiqet imuniteti nga Kuvendi. Thirrja per politiken Votoni ligjin per Gjykaten Administrative

Ministria e Drejtesise e ka percaktuar luften ndaj korrupsionit te prioritetet e saj madhore duke e shoqeruar me reforma te gjithanshme ndersa KLD kerkon nga Kuvendi qe sa me pare tu heqe imunitetin te gjithe gjyqtareve dhe apeloi per votimin sa me pare ne Parlament te ligjit per Gjykaten Administrative. Numri dy i KLD-se Kreshnik Spahiu deklaroi se heqja e imunitetit te gjyqtareve shihet si nje element qe do ndihmoje ne forcimin e kesaj lufte si dhe transparencen ne sistemin e drejtesise. Imuniteti eshte nje tabu qe duhet te thyhet deklaroi z. Spahiu. Ne linjen e luftes kunder korrupsionit ka qendruar ne fjalen e tij edhe ministri Nishani i cili theksoi se aktivitetet e projektit do te kontribuojne ne konsolidimin e transparences eficences si dhe efikasitetit te sistemit gjyqesor permiresimin e aftesive profesionale si dhe perfshirjen dhe fuqizimin e rolit te shoqerise civile deklaroi ministri Nishani. Sipas tij keto objektiva sigurojne nje impakt te qendrueshem ne zbatimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Keto deklarime u bene pergjate nje takimi qe USAID organizoi ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise dhe Keshillin e Larte te Drejtesise. Konferenca Per nje Drejtesi me Transparente te Efektshme dhe te Pergjegjshme ne Shqiperi u mbajt per te diskutuar mbi sfidat dhe mundesite me te cilat ballafaqohet sot sistemi i drejtesise ne vend si dhe per prezantuar Programin e ri te USAID per Forcimin e Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi JuST. Pjesemarresit ne Konference ishin kryetare dhe kancelare gjykatash nga i gjithe vendi perfaqesues te shoqatave profesionale ne fushen e drejtesise nga shoqeria civile dhe media. Ministri i Drejtesise zoti Bujar Nishani zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise z. Kreshnik Spahiu dhe drejtori i Misionit te USAID-it ne Shqiperi z. Joseph C. Williams mbajten edhe fjalimet pershendetese. Ne fjalen e tij z. Williams ritheksoi angazhimin e qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te vazhduar ndihmen per forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes demokratike ne Shqiperi. Ministri i Drejtesise Nishani dhe zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu vune ne dukje rendesine e mbledhjes se bashku te te gjithe aktoreve kryesore per te diskutuar mbi ceshtje aktuale qe lidhen me nevojen per nje funksionim me transparent dhe te efektshem te gjykatave shqiptare. Diskutimet ne Konference u perqendruan ne menyrat per krijimin e nje sistemi me te forte te arsimit te larte juridik dhe trajnimit profesional vazhdues permiresimin e vete-rregullimit te avokatise si dhe marredhenie me te mira ndermjet gjykatave nga njera ane dhe shoqerise civile e medias nga ana tjeter. Programi i USAID per Forcimin e Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi JuST eshte nje projekt pesevjecar i cili synon rritjen e transparences paanshmerise dhe efektshmerise ne gjykata konsolidimin e rolit mbikeqyres dhe antikorrupsion te organizatave te shoqerise civile dhe medias si dhe forcimin e arsimimit juridik dhe avokatise ne Shqiperi.

Nishani Lufta ndaj korrupsionit perparesi

Ministria e Drejtesise e ka percaktuar luften kunder korrupsionit si perparesine me madhore te saj. Keshtu eshte shprehur dje ministri i Drejtesise Bujar Nishani gjate aktivitetit te organizuar nga USAID me rastin e prezantimit te projektit me te ri per Forcimin e Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi. Duke pershendetur projektin me te fundit te USAID ne fushen e drejtesise ministri Nishani shprehu besimin se ai do te kontribuoje ne rritjen e performances se sistemit te drejtesise me perqasje gjitheperfshirese ne kete proces te shoqerise civile dhe medias. Aktivitetet e projektit do te kontribuojne ne konsolidimin e transparences eficences si dhe efikasitetit te sistemit gjyqesor permiresimin e aftesive profesionale si dhe perfshirjen dhe fuqizimin e rolit te shoqerise civile tha Nishani. Sipas tij keto objektiva sigurojne nje impakt te qendrueshem ne zbatimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Numri nje i Ministrise se Drejtesise theksoi angazhimin e dikasterit qe drejton ne reformimin e sistemit te drejtesise si dhe luften kunder korrupsionit. Ministria e Drejtesise e ka percaktuar luften kunder korrupsionit si perparesine me madhore te saj duke e shoqeruar kete me reforma te thella e te gjithanshme per parandalimin e ketij fenomeni - tha Nishani.

Spahiu Lufta ndaj korrupsionit tu hiqet imuniteti gjyqtareve

I pranishem ne aktivitetin e djeshem ishte zv.kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise z. Kreshnik Spahiu i cili e cilesoi projektin e USAID si mjaft te rendesishem pasi sipas tij do te kontribuoje per konsolidimin e metejshem te shtetit ligjor ne Shqiperi. Duke folur per problematiken ne sistemin e drejtesise Spahiu shprehu nevojen per krijimin e Gjykates Administrative qe perben nje tjeter projekt te rendesishem te USAID ne Shqiperi. Krijimi i Gjykates Administrative eshte nje nevoje imediate - tha Spahiu duke bere apel per miratimin sa me shpejt nga parlamenti i projektligjit per Gjykaten Administrative. Ndersa duke folur per luften kunder korrupsionit Spahiu e vuri theksin te heqja e imunitetit te gjyqtareve si nje element qe do te ndihmoje ne forcimin e kesaj lufte si dhe transparencen ne sistemin e drejtesise. Imuniteti eshte kthyer ne nje tabu i cili duhet thyer. Shfrytezoj rastin per te dhene dy mesazhe ne kuvendin e Shqiperise qe ka ardhur momenti qe imuniteti i gjyqtareve nuk mund te kthehet ne nje tabu e cila shpeshhere shperdorohet dhe pengon organin e akuzes per te penguar organin e akuzes te beje hetime ne gjyqesor. I bej thirrje Kuvendit te Shqiperise per te gjetur mundesine dhe vullnetin politik per te miratuar projektligjin e miratuar nga Ministria e Drejtesise per ngritjen e Gjykatave Administrative - tha ai. Numri 2 i KLD-se duke shprehur rendesine e reformes ne sistemin e drejtesise tha se rritja e standardeve te gjyqesorit do te garantoje te drejtat e qytetareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›