Gjykata e Larte e Kosoves eshtja Vokshi gjykata ka shkelur procedurat
Gjykata e Larte e Kosoves kthen serish per rigjykim ne Gjykaten Komunale te Prizrenit ceshtjen Vokshi per plotesim ne procedura dhe rivendosje. Tashme perplasja ne kufi mes deputetes shqiptare dhe policeve kufitare te Vernices ne Kosove do te rishqyrtohet edhe nje here nga gjykata komunale e Prizrenit ndersa avokati i znj. Albana Vokshi priste nga Gjykata e Larte qe ceshtja te pushohej fare. Kjo gjykate i le edhe detyra Gjykates se Prizrenit ate te pyetjes se deshmitareve okulare pasi deri tani nga gjykata jane degjuar vetem policet e perfshire ne kete ngjarje. Kryegjyqtaret e Gjykates se Larte kane verejtur nje sere shkeljesh nga koleget e Gjykates se Prizrenit nje nder te cilat eshte se znj. Vokshi nuk eshte njohur paraprakisht me akuzen per te cilen eshte sjelle ne gjykate dhe nuk i eshte shpjeguar aspak pse eshte marre e pandehur ne baze te procedures nuk eshte njoftuar per mbrojtjen ne heshtje ne baze te legjislacionit dhe nuk i eshte terhequr vemendja qe perfiton nga kjo e drejte. Gjithashtu znj. Vokshi nuk i eshte dhene e drejta te therrase deshmitaret e saj per tu shfajesuar nje e drejte qe e perfiton ne baze te legjislacionit ashtu sikunder eshte vepruar edhe me palen kundershtare. Pra sipas Gjykates se Larte ne kete shqyrtim nuk eshte zbatuar parimi i barazise se armeve duke qene te njeanshem. Per te gjitha arsyet e mesiperme Gjykata e Larte e ka kthyer ceshtjen per rishqyrtim dhe pritet qe ne javet ne vazhdim Gjykata e Prizrenit te filloje edhe nje here gjykimin dhe te therrase personat qe ate dite kane perjetuar ngjarjen se bashku me deputeten. Ngjarja ka ndodhur me 14 nentor ne piken kufitare te Vernices ne Prizren ku policet kufitare jane perplasur verbalisht me deputeten shqiptare e cila ka qene ne shoqeri te dy mikeshave dhe motres se saj. Deputetja Vokshi deklaroi pas ngjarjes se nuk eshte e vertete qe ka refuzuar kontrollin e dokumenteve apo te makines me te cilen po udhetonte e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe ka fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare. Disa autoritete kosovare te policise dhe gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore ndaj meje jo si deputete por si femer dhe si qytetare shqiptare ka deklaruar pas ngjarjes Vokshi.