E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 330 kg droge tre ne pranga

Operacionet Kufiri i fundit dhe Pritja e gjate ne Tirane dhe Gjirokaster

Sasi e konsiderueshme droge eshte bllokuar nga policia ne dy operacione te realizuara se fundmi ne Gjirokaster e Tirane. Zyrtarisht uniformat blu raportojne se kane sekuestruar 330 kg marijuane ndersa arrestuan ne flagrance tre shtetas dhe jane ne kerkim te pese personave te tjere te dyshuar si bashkepunetore ne trafikun e lendeve narkotike.

Bilanci i operacionit te agjenteve antidroge ne kryeqytet eshte bere objekt i nje konference per shtyp ku ne daljen e tij te pare publike drejtori i Policise se Qarkut te Tiranes drejtues Sajmir Muca. Ne kuader te nje operacioni antidroge te koduar Kufiri i Fundit policia e Tiranes ka sekuestruar ne nje banese nje sasi prej 180 kg kanabis sativa deklaroi kryepolici Muca. Droga ishte gjetur ne banesen e Astrit Kucit 38 vjec qe u arrestua ne flagrance nga uniformat blu. Zyrtarisht policia tha se Kuci ka qene i denuar ne Gjermani per te njejten veper penale.

Ne nje tjeter operacion te koduar Pritja e gjate jane arrestuar dy shtetas te akuzuar si organizatoret kryesore te nje grupi te mirorganizuar te trafikut te lendeve narkotike drejt Greqise. Ndalimi i tyre nga policia e Gjirokastres vjen pas sekuestrimit te nje sasie prej 150 kg marijuane pak kohe me pare por qe per arsye hetimi ishte mbajtur tejet sekret.

Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve te Paligjshme kane ndaluar mbremjen e djeshme Stavri Hakarepin te datelindjes 1972 lindur ne Delvine dhe banues ne Ksamil Sarande dhe Gazmir Avduli i datelindjes 1974 lindur dhe banues ne Konispol Sarande i denuar me pare me 5 vjet burg per trafik te lendeve narkotike tha zyrtarisht policia e Gjirokastres ndersa ka shpallur ne kerkim si bashkepunetore te dy te arrestuarve edhe pese persona te tjere.

Pas nje hetimi prej 5-mujor uniformat blu kane arritur te dokumentojne veprimtarine e plote kriminale te ketij grupi ne rrethet Gjirokaster Delvine dhe Sarande. Sipas policise lenda narkotike ishte siguruar ne fshatin Lazarat dhe ishte transportuar e magazinuar ne rrethin e Delvines me destinacion perfundimtar shtetin grek. Pak kohe me pare ne hyrje te qytetit Delvine policia konstatoi automjetin qe transportonte lenden narkotike. Drejtuesi i automjetit porsa ka pikasur se po e ndiqte policia eshte kthyer me shpejtesi ne drejtim te fushave te Karahaxhit ne rrethin e Delvines dhe menjehere ka braktisur automjetin dhe eshte larguar me shpejtesi duke perfituar edhe nga erresira. Vetem dje u be i mundur ndalimi i te akuzuarve si dy organizatore te ketij rrjeti trafiku ndersa vijon aksioni per venien ne pranga te pjesetareve te tjere te ketij rrjeti.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›