E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufi con ne shtepi Besnik Dabullen

Ngjarja Gjykata arrest shtepiak per djalin e Dades pas deklarates se nipit te arcaneve

Gjykata e Tiranes ka derguar ne shtepi djalin e deputetes Arta Dade. Besnik Dabulla do te hetohet nga prokuroria nen akuzen e plagosjes me masen e sigurise arrest shtepie. Vendimi eshte marre dje nga gjyqtarja e gatshme Enkelejda Softa e cila ka pranuar kerkesat e mbrojtjes se Dabulles e cila parashtroi para gjykateses nje deklarate noteriale e nenshkruar nga viktima. Edrin Lufi nipi i ish-kryeministrit Adil arcani deklaronte se kishte marredhenie te mira me Besnik Dabullen dhe se gjithcka kishte ndodhur nga pakujdesia.

Seanca e mases se sigurise eshte zhvilluar dje paradite ne Gjykaten e Tiranes. Djali i deputetes socialiste eshte paraqitur ne ambientet e salles se gjykates rreth ores 1000 i shoqeruar nga forcat e policise. shte ulur na kafazin e hekurt dhe me pas gjyqtarja e gatshme Enkelejda Softa i ka marre gjeneralitetet. Para gjykates Dabulla nuk ka dhene asnje shpjegim per ngjarjen e ndodhur ne ambientit te lokalit te tij Liburnia.

Avokati i tij mbrojtes Ardian Leka i ka kerkuar gjykateses caktimin e nje mase sigurie me te bute per klientin e tij. Avokati i ka dorezuar gjykates edhe nje deklarate te dhene nga ana e te plagosurit Edrin Lufi. Ky i fundit deklaron ne aktin ne fjale se plagosja e tij ishte aksidentale dhe se ka raporte shume miqesore me Dabullen. shte miku im shume i ngushte e kam jashtezakonisht mik tha ai. Ne lokalin ku ndodhi ngjarja ishte i pranishem edhe shtetasi Shkelzen Hoxha nip i diktatorit komunist Enver Hoxha i cili deklaroi se nuk kishte pare asgje nga konflikti.

Nga ana tjetre prokurori i ceshtjes Shpetim Kurti i ka bere me dije gjykates rrjedhjen e ngjarjes. Prokurori kerkoi caktimin e mases se sigurise arrest me burg me afat 20 dite. Gjyqtarja pasi degjoi te dyja palet eshte terhequr per vendim e cila vendosi caktimin e mases se sigurise arrest shtepie.

Ngjarja per te cilen akuzohet djali i deputetes Arta Dade ka ndodhur tre dite me pare ne zonen e ish-bllokut perpara ambienteve te lokalit Liburn ne rrugen Perlat Rexhepi ne Tirane ne ambientet e nje lokali ne pronesi te shtetasit Besnik Dabulla. Policia tha zyrtarisht se si pasoje e nje zenke eshte plagosur rende me arme zjarri 34-vjecari Edrin Lufi i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje te rende shendetesore. Besnik Dabulla dyshohet se eshte konfliktuar me shtetasit e sipercituar i cili me pas eshte arrestuar. I perfshire ne kete ngjarje u akuzua Shkelzen Hoxha nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›