Fier, Vjosa përpin 70 ha fshatarët mbeten pa tokë
FIER- Rreth 20 familje në fshatin Varibob të komunës Cakran të Fierit kanë mbetur pa tokë bujqësore. Më shumë se 70 ha tokë janë përpirë nga ujrat e lumit Vjosë që për shkak të mungesës së pritave kërcënon tashmë dhe banorët e fshatit Kashisht, nën juridiksionin e komunës Frakull.
Përfaqësues të drejtorisë së bordit të kullimit në Fier pohojnë se është përgatitur projekti për ndërtimin e pritave mbrojtëse. Por projekti, nuk mund të zbatohet pasi nuk është parashikuar në buxhetin e këtij viti.
Drejtori i bordit të kullimit Ramadan Krasniqi pohoi se shumë shpejt do të ndërhyhet për zhbllokimin e situatës. Sipas tij një fond prej 30 milionë lekë i destinuar për në zonën e Semanit do të kaloj në këtë pjesë të rrezikuar nga vershimi i lumit Vjosë.Për ndërtimin e gjithë pritave që parashikohet të mbrojne këtë zone duhen rreth 91 milionë lekë.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)