Konflikti për kromin në Bulqizë, jepet masa e sigurisë

Konflikti me armë kishte motivacion shfrytëzimin e kromit në minierat e kësaj zone. Gjatë seancës së të shtunës, Gjykata në Bulqizë vendosi masën “arrest shtëpie” ndaj shtetasve Vladimir Cerroi dhe Ardian Duriçi, ndërsa ndaj Ilia Duriçi dhe Ndriçim Duriçi është vendosur masa e “arrest me burg pa afat”.
Ndërkohë në burg pa afat janë edhe shtetasit Eleonard Ndreu dhe Shpëtim Reka, të dy ndodhen në spital të plagosur. Policia është dhe në kërkim të dy personave Ilir Jangulli dhe Destan Gjeta, të cilët po kërkohet prej ditësh nga policia vendore dhe forcat RENEA.
Konflikti për shfrytëzimin e rezervave të kromit shkaktoi një përplasje me armë ndaj disa grupeve, duke sjellë një të vdekur dhe të plagosur. Fatkeqësisht viktima ishte një kalimtar i rastit, babai i tre fëmijëve./S.Ll/Start/
2011-01-09 10:02
[