“Paketa Ditore”Risia e Vodafone
Vodafone ka prezantuar ofertën Paketa Ditore – thirrje drejt çdo rrjeti kombëtar, në çdo kohë, vetëm për 8.3 lekë/min. Me ofertën e re Paketa Ditore, të gjithë klientët e Vodafone Card mund të flasin në çdo moment të ditës, drejt çdo rrjeti kombëtar për vetëm 8.3 lek/min, përfshirë TVSH. Kjo ofertë e re fantastike mund të përfitohet shumë thjeshtë, me vetëm një telefonatë tek 15116, ku një paketë prej 12 minutash kombëtare mund të blihet me vetëm 100 lekë, përfshirë TVSH. Vlefshmëria e paketës është deri në orën 23:59 të ditës pasardhëse. Për më tepër, çdo abonent i Vodafone Card ka të drejtën e blerjes së një numri të pakufizuar paketash, sapo çdo paketë paraardhëse të jetë konsumuar. Kjo ofertë është tashmë e hapur dhe do të vijojë deri në datën 30 nëntor 2009.