Bllokohen 50 kg kanabis 4 ne pranga
FUSHE-KRUJE- Policia e Durresit arrestoi dje kater persona me nje sasi te konsiderueshme lendesh narkotike. Pas nje pune hetimore prej tre muajsh rezultoi i suksesshem operacioni i koduar Fundvjeshte 2010 beri te ditur policia. Aksioni nisi rreth ores 1450 ne afersi Ures se Gjoles ne Fushe-Kruje ku u be i mundur bllokimi i dy mjeteve brenda te cileve u sekuestruan 50 kg lende e dyshuar canabis sativa. Lenda ishte vendosur ne 5 thase me paketime ne sasi me te vogla brenda cdonjerit prej tyre. Furgoni me canabis sativa shoqerohej edhe nga dy benza njeri para dhe tjetri pas. Blute arrestuan shtetasit Islam Sefa 25 vjec nga Kruja Kujtim Rryci 39 vjec nga Kruja Lindita Topalli 43 vjece banuese ne Kurbin dhe Deli Lika 51 vjec po nga Kurbini. Nga hetimi i kryer rezultoi se droga do te dergohej ne Durres me destinacion perfundimtar Italine. Transporti do te behej ditet e festave te nentorit ku ka edhe fluks emigrantesh. r.n