E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e shpallur ne Elbasan ne 25 nentor 1912

/ /

Deri vone studimet per kete ngjarje te rendesishme i referoheshin shtypit te kohes dhe arkivit te atdhetarit te njohur Lef Nosi te cilat saktesojne vetem daten e mbledhjes dhe emrat e nenshkruesve te deklarates pa permendur asgje rreth permbajtjes se dokumentit te shpallur publikisht. Fale perkujdesjes se prefektures se Elbasanit me ne fund arkivave shqiptare u shtohet dhe nje dokument i rendesishem.

Mbledhja historike
Me 25 nentor 1912 qyteti i Elbasanit perjetoi nje nga ngjarjet me te rendesishme te historise se tij. Sipas tradites se zones ne sheshin perpara ndertesave qeveritare te kohes u mblodhen qindra e mijera qytetare pleq e te rinj burra e gra muhamedane e te krishtere prifterinj e hoxhallare te pasur e te vobekte me shkolle e pa shkolle per te marre pjese ne aktin e veteqeverimit te vendit. Dhe kete e bene me guxim pa u trembur nga pushtuesi turk madje e sfiduan ate hapur duke i dale balle per balle. Nuk paten as nga nje pushtues i dyte qe kishte filluar te shfaqej bile me i rrezikshem se i pari duke u afruar nga Lindja i armatosur deri ne dhembe jo vetem me arme por edhe me djallezine per te gllaberuar sa me shume qe te ishte e mundur nga trualli arberor. Te gjithe brohoriten me force duke leshuar keshtu vezullimet e para te pavaresise shqiptare. Njezeri miratuan deklaraten e kumtuar nga nje grup atdhetaresh per veteqeverimin e Shqiperise duke paraqitur boterisht e publikisht para dy pushtuesve aspiraten e tyre per liri me fjalet e thjeshta e kuptimplota.

Deklarata
Dokumenti i zbuluar se fundi ne arkivat e ushtrise jugosllave permban tekstin origjinal te deklarates se mbajtur ne tubimin e 25 nentorit 1912 ne Elbasan. Ja cfare shkruhet ne te Vjeshte e trete 1912/shpallje per veteqeverimin e Shqiperise
Ne populli i Elbasanit pa ndonje detyrim nga jashte apo nga brenda por nga deshira jone e lire bashke me te gjithe qytetet e Shqiperise po ia bejme te ditur gjithe botes se qyteteruar se sot e shpallim veten tone plotesisht te shkeputur nga Mbreteria turke duke u rreshtuar si nje komb i lire i cili me ndihmen e te madhit Zot mbrojtesit te te gjitha kombeve dhe me mbrojtjen e qeverive te Europes shpall se do te qeverise me nder drejtesi dhe paanesi te plote pa bere asnje dallim feje apo dogme. do shqiptar ose i huaj ne kete qeveri shqiptare do te munde te rroje lirisht duke i gezuar te gjitha te drejtat njerezore. Edhe ne kemi ndermend te rrojme vellezerisht edhe me shtetet fqinj pa dashur tu bejme as me te voglin dem por duke iu lutur te na ndihmojne ne qeverisjen tone sikurse na ndihmuan edhe ne rrezimin e qeverise turke.
Rrofte Shqiperia e lire
Keshtu e befte Zoti
Ne perfaqesuesit e Elbasanit vertetojme te sipermen duke vendosur nenshkrimin tone. Vazhdojne 35 firma

Karta e lirise se Elbasanit
Duke e lexuar sot me shume kujdes e vemendje mund te nxirren mjaft perfundime sidomos mbi shkallen e nivelit politik te mendimit elbasanas sikurse edhe per aspekte te tjera te ketij niveli. Me nje veshtrim te shpejte del se dokumenti nuk eshte thjesht nje paraqitje para pushtuesve e se drejtes legjitime qe ky komb te kishte nje shtet te tijin ku te jetonte i lire si te gjithe popujt e tjere. Dokumenti thjesht e kuptueshem ve ne dukje edhe faktin se kjo deshire ishte kthyer tashme ne nje realitet te cilin duhet ta njihte cdo fuqi e huaj rrjedhimisht edhe ata qe po afroheshin. Vec kesaj dokumenti ve ne dukje se kjo deklarate vertet shpallej ne Elbasan ne nje nga qytetet kryesore te truallit shqiptar por sakaq shprehte lirshem vullnetin dhe deshiren e te gjitha qyteteve shqiptare.
Qysh ne fillim dokumenti thekson se shteti i ri qe po lindte nuk ishte pjelle e ndonje synimi dashakeq te ndonje force te huaj ne dem te ndonje force tjeter e qe per rrjedhoje mund te prishte ekuilibrat e brishte aktuale te shteteve evropiane qe kishin nisur te perplaseshin midis tyre ne nje konflikt evropian. Perkundrazi ajo ishte nje deshire e jona qe shpallej boterisht nga te gjitha qytetet me gojen e Elbasanit. Me poshte dokumenti shpall shkeputjen nga sundimi turk dhe ve ne dukje se kerkon ndihmen dhe bekimin e Zotit qe ne kete shtet kombi yne te rroje i lire nen mbrojtjen e Evropes.
Mesazhet europiane
Mesazhet e deklarates jane shume domethenese dhe te qarta. Kerkohet qe edhe Europa simbol i lirise e i drejtesise te na perkrahe sepse jemi pjese perberese e saj. Shihni ckerkon qytetaria elbasanase te jemi ne Europe ti kemi syte dhe mendjen tek ajo te jemi pjese e saj. Pra gjysherit tane qene vizionare dhe kerkuan me ngulm ate qe diktatura komuniste na e hoqi dhe sot po harxhojme energji te medha per ta realizuar.
Por smjaftoi me kaq. Diplomacia e intelektualeve elbasanas te kohes e drejtuar nga Aqif Pasha Lef Nosi Ahmet Dakli Shefqet Verlaci e te tjere nepermjet kesaj deklarate shpall boterisht se ky shtet ngrihet mbi themele moderne e demokratike. Ajo premton se ne kete shtet do te kete LIRI per cdo banor te saj pa as me te voglin dallim te cdo lloji do te kete BARAZI pa vene re dasite fetare dogmatike e etnike. Para ligjit do te jene te gjithe te barabarte pra cdo minoritet do te gezoje te drejtat e veta. Ne kete shtet do kete dhe VLLAZRIM me vendet fqinje te cilave jo vetem sdo tu bejme asnje dem por u kerkojme te punojme se bashku vellazerisht per te mposhtur cdo te keqe ashtu sic vepruam ne rrezimin e obskurantizmit osman i cili per shekuj na kishte marre frymen te gjitheve. Pra LIRI BARAZI VLLAZRIM. Keto tri shtylla te medha te demokracise evropiane Elbasani po i vendoste ne themelet e shtetit te ri ku do te jetonte i gjithe kombi yne dhe jo nje pjese e tij sic ndodhi fatkeqesisht me vone. Nje vemendje te vecante meriton gjuha e perdorur ne te. Mbizoteron gegerishtja e Elbasanit por aty ketu has edhe elemente te toskerishtes. Paraqitja e tekstit nga ana letrare eshte modeste sepse edhe niveli kulturor i mases ishte i tille. Bie ne sy fakti qe shkruesi i tekstit i cili ende eshte i panjohur ne shkrim perdor alfabetin latin te Manastirit qe kishte pak vjet i futur ne perdorim. Masa e gjere ate e kishte pervetesuar shume shpejt. Por shkruesit i kishte shpetuar nje gabim. Duket qe ai ka njohur dhe ndoshta ka perdorur edhe alfabetin e Stambollit qe Kongresi i Manastirit i 1908 e kishte lene ne perdorim. Keshtu me nje fjale ai tingullin dh e paraqet me shkronjen qe i takon alfabetit qe perdoren vellezerit Frasheri dhe biri i tyre i pranishem ne treven e Elbasanit ne ate kohe dhe perfaqesues i tij ne Vlore ku u ngrit Flamuri Mithat Frasheri.
Si perfundim mund te themi qe kjo deklarate eshte misherim i mendimit kulturor e politik te treves elbasanase e me gjere. Per idete shtetformuese qe jep eshte nje manifest politik prandaj meriton te quhet Karta e lirise se Elbasanit. Ajo eshte nje miniature shqiptare e fundshekullit XIX e Kartes se Atlantikut te vitit 1941 e hartuar nga emrat e medhenj boterore Rusvelt e urcill. Kjo e fundit vendosi bazat e paqes qe sundon sot ne Evrope e me gjere. Me 1912 Elbasani u tregua vizionar. Me vezullimet qe ai leshoi rriti mundesine qe mbas 3 ditesh ato te ktheheshin ne nje shperthim te shkelqyeshem ne Vloren Kuq e Zi te Ismail Qemalit.

lista e nenshkruesve

Haxhi Hafez Sulejman Kungulli zavendes mitropolit Papa Dhimiter Dhimitrukaklerike.
Aqif Pashe Bicakciu Shefqet Bej Verlaci Hasan Bej Bicakciu Abdulla Bej Tirana Fuad Bej Kareman BeubBicaku Servet Bej Zylfi Ismail Bej Xheladin Beu Ali Agjah Bej Maliq Bej Riza Beu Demir Bej Sulce Beu Refik Myftiu Mahmut Guma Xhaferr Pasmaqi Hysein Sulova Ruzhdi Alush Saraci Beniamin Deliana Beniamin Nosi Taq Buda Kole Papajani Lazer Papajani Serafin Jorgaqi Haxhi Nikolle Jorgaqi Mihal Prifti Dhimiter Paparisto Emin Haxhiadem Shijaku Rrapush Demeti Mahmut Hakani Hysein Dakli Jusuf Bej Taushani Hasan cifte Ymer Peni Hysein Hastopalli Demir Zenelhoxha parija e qytetit

Rudolf Deliana

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›