E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzaltimet koloristike ne pikturat e Shoshit

/ /

Pasi ka akumuluar per disa vite me radhe ndjesi dhe emocione ne jeten personale ajo ka vendosur ti sjelle si ekzaltime ne telajo. Albana Shoshi hapi mbreme ne galerine Zeta ekspoziten personale Ekzaltime. Nje seri punesh te cilat ia kushton jetes familjare kenaqesise se te qenurit se bashku ne momente relaksi sic jane pushimet apo gezimit te shpenguar feminor. Nuk mungon edhe pak ironi apo trajtim te ndonje problemi shqetesues social. Albana Shoshi duket se ka trasheguar genin artistik te te atit Zef Shoshit njeri prej piktoreve me te mire shqiptare. Madje ajo i qendron tradites familjare te realizmit por ndryshe nga i ati ajo ka menyren e vet te ndertimit te realizmit. Albana Shoshi ben pjese ne ate grup piktoresh te cilet anojne ne kahun e atyre artisteve qe angazhohen si realiste dhe qe kane cilesi dalluese e krejtesisht te vecanta nga realistet e pare. Ajo krijon pikture si nje realiste bashkekohese e shekullit XXI dhe si cdo koleg i saj ka zgjedhur si te mesme te arte fiksimin e subjekteve qe portretizojne realisht natyren e kohes qe po jetojme. Stilistikisht dhe teknikisht Albana Shoshi eshte nje perfaqesuese e fotorealizmit ne zhvillimet e piktures realiste ne Shqiperi. Ne punimet e saj e ndjen perpjekjen per te rifiguruar imazhin e artistik ne pershtatje me gjuhen artistike shprehet studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka. Duket se vetem fiksimi i imazhit permes aparatit fotografik eshte i pamjaftueshem per artisten e cila kerkon te theksoje disa elemente me shume se te tjeret. Dhe kete e ben permes penelit i cili e ndihmon te thelloje per shprehje mimike nje buzeqeshje apo edhe nje dallge deti. Ne pragdimri ku edhe koha nuk eshte shume motivuese Albana Shoshi na ofron ca pamje optimiste me ngjyra te gjalla. Nje familje numeroze qe pozon mbi reren e nxehte te plazhit ndersa pas shpine valevitet si flamur nje peshqir me yjet e Komunitetit Europian apo dy femije qe perqeshin nga nje kamerdare gjithe ngjyra apo teksa lekunden mbi nje barke te ngulur ne breg. Por i mjaftojne dy tablo per te na terhequr vemendjen. Njera titullohet Pinoku ku paraqitet ajo vete me te vellain kur kane qene te vegjel. Pas shpine te pershendet ekrani i nje televizori Iliria dhe nje Pinok i drunjte i vene per bukuri aty prane. shte nje rikthim ne te kaluaren kur te gjithe visheshim njelloj dhe kishim ne shtepi te njejten marke televizori. Ne kohen e realitetit te genjeshtert te Pinokut. Nje tjeter pune pak e menjanuar nga gazi familjar eshte Ze qe bertet ku ajo ka pikturuar te birin mbi nje parvaz ballkoni duke mbajtur nje loder me te madhe se ai vete. Femija eshte duke bertitur por ne te vertete cka bertet eshte pamja pas shpines se femijes. Qindra pallate shumekatesh ngjyra-ngjyra qe i marrin frymen njeri-tjetrit mes te cileve nuk shquhet asnje copez gjelberimi pervec ngjyres se gjelber qe ndonje prej ndertuesve ka preferuar te perdore per fasadat e pallatit te vet. Ekspozita e Albana Shoshit do te jete e hapur deri ne daten 3 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›