E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 85 kg marijuanë, dy të arrestuar

Lënda narkotike ishte nisur nga Gjirokastra, ndërsa lënda narkotike e bllokuar dy durrsakëve kishte destinacion kryeqytetin


Kanabisi ishte paketuar në 10 thashë plastikë, dhe ishte paketuar në një banesë në lagjen nr.18 në Durrës


Tirane- Dy persona që transportonin një sasi prej rreth 85 kg kanabisi nga Durrësi, në drejtim të kryeqytetit, u arrestuan nga njësia e operacioneve speciale dhe vëzhgimit në bashkëpunim me zyrën e Antidrogës së Policisë së Tiranës.


Lajmi u bë i ditur për "Shekullin", nga burime të drejtorisë së Policisë së kryeqytetit të cilët pohuan se lënda narkotike u bllokua në një automjet të markës "Mercedez- Benz" me targa italiane FS 404118, me ngjyrë të zezë. Elert Latifi, 20 vjeç, banues në lagjen Popullore në Shijak, si dhe Rigels Kaja, 22 vjeç, banues në lagjen nr.18 në Durrës, u arrestuan në flagrancë nga Njësia e Operacioneve Speciale dhe Vëzhgimit, për llogari të një procedimi penal të nisur nga Antidroga e Policisë së kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.


Efektivët e Njësisë Operacionale dhe të Vëzhgimit, ndërhynë, pas më tepër se 15 minutash ndjekje të të arrestuarve, që nga qyteti i Durrësit. në një lagje të këtij qyteti. Më parë blutë, nëpërmjet burimeve të tyre, ishin informuar se nga kjo lagje do të nisej një autoveturë e me të dhënat e mjetit.


Arrestimi


Menjëherë njësia e operacioneve speciale, mori nën vëzhgim mjetin dhe persona në zonën e lajmëruar dhe më pas nisi ndjekjen e tyre. Mësohet se gjatë rrugës, personat kanë komunikuar me disa persona në telefon të cilët mësohet se janë identifikuar nga policia dhe tek të cilët do të dërgohej malli.


Menjëherë sapo, personat kanë kaluar Vorën dhe i janë drejtuar kryeqytetit, njësia operacionale dhe efektivët e tjerë të policisë së kryeqytetit, ndërhynë duke bllokuar mjetin dhe duke ndaluar në flagancë dy personat që udhëtonin me automjetin "Mercedez Benz", me ngjyrë të zezë me targa italiane FS 404118.


Menjëherë policia nisi kontrollin e automjetit të ndaluar prej tyre ku edhe bllokoi sasinë prej 85 kg kanabis e ndarë në rreth 10 thasë të mëdhenjë plastike. Menjëherë policia bllokoi lëndën narkotike të futur në thasët plastikë, pas veprimeve të kryera në vendin e ngjarjes, dërguan drogën në ambientet e policisë së kryeqytetit, ku edhe vijuan veprimet e mëtejshme të ekspertëve.


Hetimi


Veprimet vëzhguese në terren dhe marrja e provave nga oficerët e antidrogës dhe të njësisë së vëzhgimit të cilët prej javësh ndiqnin personat, ndërsa mesditën e djeshme ata u urdhëruan të merrnin nën ruajtje, dy subjeket e vëzhguar më parë prej tyre. Një veprim i tillë u urdhërua nga hetuesit e çështjes, që urdhëruan ndërhyrjen, pasi më parë ndaj të dyshuarve ishin siguruar edhe prova të tjera në përfshirjen e tyre në një linjë të trafikut të brendshëm të drogës, me destinacion Tiranën.


Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, pohuan se nga provat e mbledhura mësohet se lënda narkotike, është blerë në Lazarat. Veç personave të arrestuar dhe të kapur në flagrancë, policia mësohet se ka nisur hetimin edhe për persona të tjerë që mendohet se janë përfshirë në këtë linjë të trafikut të drogës. Policia nuk dha detaje dhe emra të tjerë rreth personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë, në këtë rast duke pohuar se dosja është përcejllë për hetim në prokurori.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›