E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen doganat, sërish grevë në Greqi

Greva e doganierëve grekë bllokon për 24 orë kufirin me Greqinë në Jug të vendit që në orën 6 të mëngjesit të djeshëm dhe deri sot në të njëjtën orë. Tri pikat kufitare; Kakavijë, Sopuki dhe Tri Urat do jenë të mbyllura për shkak të grevës që ka përfshirë vendin fqinj. E gjithë Greqia është izoluar nga greva e punëtorëve të administratës publike kundër planeve të qeverisë për ngrirjen e pagave në sektorin publik. Grevat ndodhin në një kohë kur Greqia po përpiqet të dalë nga një krizë e rëndë financiare duke pakësuar borxhin e saj gjigant.
Pikat doganore që mbulon qarku i Gjirokastrës u bllokuan dhe më datën 4- 6 shkurt, dhe shkak u bë sërish greva e doganierëve grekë. Greva dyditore bllokoi proceduarat e zhdoganimit të mallrave në të dyja anët e kufirit duke paralizuar punën e tregtarëve të ndryshëm. Burimet zyrtare nga Dogana e Kakavijës bënë të ditur më 6 shkurt se në dy ditët e grevës deficiti artificial tregtar që mund te krijohej kapte vlerën e 80 milionë lekëve.

11 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›